UBT

PDK: Funksionarët dhe dostat e Lutës rehatojnë familjarët nëpër ndërmarrjet publike

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pushteti komunal në Gjilan i drejtuar nga Lutfi Haziri (si baba i decentralizimit) po vazhdon me shkelje të shumta ligjore, tash së fundi e ka shndërruar kompaninë publike të ujësjellësit Hidromorava në bahqe të babës, duke i punësuar familjarët e tij dhe të funksionarëve të LDK-së, sikur në Gjilan të mos kishte asnjë njeri tjetër, që ka nevojë dhe dije për punë thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Punësimet e pasqyruara në tabelë sipas PDK-së janë:

Emri dhe Mbiemri Afërsia Politike Pozicioni i punës
Ilir Bajrami Vëllau i gruas Lutfi Hazirit Pompist në Kamenicë
Valon Maliqi Djali i drejtorit të Financave- LDK Zyrtarë për faturim
Ardian Musa Djali i Drejtorit të Arsimit -LDK Inkasant
Shpat Klaiqi Djali i balldezës së Agim Salihut (mik i ngushtë i Lutfi Hazirit) -LDK Inxhinier i Hidros
Pëllumb Haliti Mik i ngushtë i drejtorit të Hidromoravës – LDK Inkasant
Sokol Rrahmani LDK Inkasant

Pyetja e parashtruar publike ka të bëjë me atë se si ka mundësi që me konkurs publik saktësisht të pranohen fëmijët e drejtorëve të drejtorive komunale, fëmijët e dostave të
Lutës dhe bash miku i Lutës (vëllau i gruas). Nuk e kuptojmë heshtjen e aktivistëve të sinqertë, njerëzve të mirë të LDK-së, që lejojnë punësime të këtij lloji përmes formave klandestine.

Ne si opozitë i ftojmë organet e hetuesisë, që të merren me këto raste të punësimeve, të cilat janë bërë në kundërshtim me ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike. Duke pasur parasysh edhe faktin se aktualisht kjo kompani publike nuk ka bord të zgjedhur dhe nuk ka mundësi që gjatë këtij vakumi institucional të shpallen konkurse dhe të pranohen punëtorë të rinjë.

FIDANISHTJA

Poashtu nga muaji janar, është vendimi i qeverisë që inkasimi në teren të ndërpritet, që nënkupton se kompania Hidromorava nuk ka pasur asnjë nevojë që të punësojë ndonjë inkasant të ri. Gjë që tregon se qëllim i vetëm i këtyre veprimeve jo ligjore shpallja e konkurseve, është punësimi i fëmijëve të drejtorave dhe miqve të Lutës.

Kontesti më interesant është shkëmbimi i vendeve të punës, që është bërë në mes të drejtorit të arsimit dhe drejtorit të Hidromoravës. Ku ky i fundit e merr në punë djalin e drejtorit të Arsimit (Ardian Nazmi Musa), pasiqë drejtori i Arsimit i bënë transfer pa konkurs gruas së drejtorit të Hidromoravës (Muhamed Suliqi-Teuta Suliqit), nga çerdhja e fëmijëve në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan.

Lutfi Haziri, pasiqë është bërë kryetar i Gjilani, nuk i ka mjaftuar vetëm punësimi i gruas së tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit por ka filluar edhe farefisin e tij. Sikur në Gjilan të mos kishte asnjë njeri tjetër që e meriton dhe ka nevojë të punojë.

I bëjmë thirrje kryetarit të komunës, që të ndërpresë menjëherë këto punësime pa marifet dhe të zbatojë ligjet e Republikës së Kosovës dhe të realizojë premtimet elektorale të cilat i ka harruar plotësisht. Sepse elektorati i LDK-së dhe qytetarët e Gjilanit nuk të kanë votuar për këtë lloj qeverisje të pashallëkut thuhet në reagimin e Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.