UBT

PDK fsheh milionat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka renditur listën e patundshmërive që i posedon në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), mirëpo të gjitha këto prona të vlefshme ai i ka vlerësuar me zero euro. Kështu një banesë prej 80 metra katrorë në Prishtinë, ai e ka vlerësuar me zero euro.

Njësoj ka vepruar edhe për banesën tjetër prej 117 metra katrorë dhe për trojet, shtëpitë, etj. Një vit më parë Grabovci të gjitha patundshmëritë i kishte vlerësuar rreth 1.5 milionë euro, duke i renditur në mesin e zyrtarëve milionerë. Grabovci po ashtu kishte dhjetëfishuar pasurinë viteve të fundit, ndonëse ai edhe bashkëshortja e tij marrin paga nga buxheti i Kosovës. Edhe bashkëpartiakët tjerë të Grabovcit, përkatësisht deputetët Nuredin Lushtaku, Blerta Deliu, Elmi Reçica, kanë vepruar njësoj si Grabovci, duke i vlerësuar patundshmëritë me zero euro. Po ashtu, me zero i va vlerësuar edhe Safete Hadërgjonaj tri troje të trashëguara nga viti 1975.

FIDANISHTJA

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se ky veprim i deputetëve të partisë më të madhe në vend është një përpjekje e tyre për ta arsyetuar pasurinë e paligjshme, kinse nuk janë bërë milionerë me paga të buxhetit të “cekët” të Kosovës, ndonëse pasuria e tyre në realitet është edhe më e lartë. Ata kërkojnë nga shefi i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, që të marrë masa ndaj zyrtarëve, të cilët në një mënyrë të tillë janë munduar ta fshehin pasurinë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.