Eko Higjiena

PDK: Fitorja nuk diskutohet

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duhet të votohet Qemajl Mustafa, në mënyrë që zhvillimi i Komunës të mos stagnoj, ngase Mustafa ka njohurin, dijen, ka disponimin, energjinë dhe mundet ta bëjë Gjilanin Evropian. Ne jemi fuqishëm mbështetës të tij, por këtë duhet ta kërkojmë edhe nga secili qytetarë. Do ta “prashitim” gjithë hapësirën dhe nuk do të lëmë askënd pa biseduar ka thënë Zenun Pajaziti.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, sot në takimin me kryetarët e nëndegëve është kërkuar angazhim edhe më të madh për fitoren e PDK-së që në raundin e parë. Duhet të fitojmë që në raundin e parë, sepse jemi më të mirët, jemi më të dëshmuarit për qytetarët e Gjilanit, jemi adresa e vetme e bashkëqeverisjes, ndaj duhet të mbulojmë gjithë terrenin për të siguruar fitoren që në raundin e parë.

Me këtë rast Shefi i Shtabit zgjedhor, Izmi Zeka njëherit kryetar i Degës së PDK-së ka kërkuar angazhim maksimal për të siguruar fitoren e madhe që në raundin e parë. “Kemi kandidatin e dëshmuar për qeverisjen me Gjilanin për gjashtë vjet me radhë, kemi programin më të mirin, jemi gjithkund bashkë me qytetarët, kemi ndryshuar qeverisjen dhe Gjilanin sa i përket avancimit, modernizimit të shërbimeve sikundër që kemi ndryshuar totalisht edhe zhvillimin e qytetit. Duhet të gjithë të dalim në zgjedhje dhe të bindim të tjerët të votojnë PDK-në sepse vërtetë jemi subjekt që udhëheqjen e Komunës e bëjmë së bashku me qytetarët dhe për qytetarët” ka thënë Zeka.

Kurse, Zenun Pajaziti, deputet në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar prej kryetarëve të nëndegëve që të bëjnë maksimumin në terren në këtë periudhë të shkurtër që ka mbetur për këtë fushatë parazgjedhore, në mënyrë që fitorja të jetë bindëse, ngase arsye tjetër nuk ka për të ecur përpara.

UBT

Ai ka thënë se të gjithë bashkërisht të punojmë shumë këtyre ditëve, ngase 3 nëntori do të jetë festë gjatë mbrëmjes për të gjithë ne në PDK, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit. “Duhet të votohet Qemajl Mustafa, në mënyrë që zhvillimi i Komunës të mos stagnoj, ngase Mustafa ka njohurin, dijen, ka disponimin, energjinë dhe mundet ta bëjë Gjilanin Evropian. Ne jemi fuqishëm mbështetës të tij, por këtë duhet ta kërkojmë edhe nga secili qytetarë. Do ta “prashitim” gjithë hapësirën dhe nuk do të lëmë askënd pa biseduar.

Nga ana tjetër Mustafa ka kërkuar angazhim të kryetarëve të nëndegëve, të kryesive të tyre, të qytetarëve të Komunës së Gjilanit në mënyrë që fitorja e PDK-së të jetë shumë më e madhe, ngase me fitoren tonë fiton Gjilani, fiton PDK , por më së shumti fitojnë qytetarët e Gjilanit pse jo edhe rrethina. “Jemi të vendosur për të progresuar me projekte të nisura, por edhe projekte që do të realizohen në të ardhmen. Fuqishëm do të punojmë për të mirën e Gjilanit dhe të qytetarëve tanë, ngase vetëm kështu zhvillohemi dhe ngritemi drejt Gjilanit Evropian”.

Mustafa ka thënë poashtu se fitorja e PDK-së është e sigurt, falë besimit që ne kemi në qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe anasjelltas.” Ndryshe nuk ka kuptim PDK duhet të fitoj, sepse fitorja e PDK-së është e të gjithëve”.

Të gjithë kryetarët e nëndegëve kanë dhënë mbështetjen për kryetarin Mustafa, duke thënë se terreni është në favor të fitores së PDK-së dhe angazhimi është çdo ditë e më i shtuar për të mbledhur edhe votën e vetme për Qemajl Mustafën dhe PDK-në thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/