PDK: Fitorja është e pashmangshme

Gjilan – Në takimin e sotëm të koordinatorëve të komisioneve profesionale të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan u informuan për mobilizimin e fushatës zgjedhore dhe u bë njëkohësisht edhe ndarja e detyrave shtesë tek të gjithë anëtarët pranë këtyre komisioneve.
Qëndrim i përbashkët i koordinatoreve ishte se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan është i pashmangshëm dhe se Misioni i ri me qytetarët e Gjilanit dhe të Republikës së Kosovës do të jenë fitues thuhet në njoftimin e PDK-së.
Sipas njoftimit prezent në takim ishin edhe dy kandidatët për deputet Salihe Mustafa dhe Qemaj Mustafa të cilët e përshëndetën takimin dhe thanë se kryeministri Thaçi dhe “Misioni i Ri” është fitues i pakontestueshëm sepse jemi partia më serioze në vend dhe për sa kundërshtarët tanë politikë i mbajnë premtimet, ne aq kohë e mbajmë kokën nënë ujë./rajonipress/