Fundamenti

PDK: “Fillimi i ri”, fitues në secilin lokalitet të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Lagjja VIII dhe dy Livoçet, në mbështetje të plotë për kandidatët e PDK-së, Leonora Morina-Bunjakun dhe Zenun Pajazitin.

Përkrahje e madhe po manifestohet kudo, në çdo tubim të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj.

Në mbështetje të kandidatëve të PDK-së, Lagja VIII dhe dy Livoqët, kanë organizuar tubimi madhështor, ku është demonstruar gatishmëria e aktivistëve tanë për të shënuar fitore të thellë në Gjilan. Salla ishte e vogël për ti zënë të gjithë simpatizantët e PDK-së që tashmë janë mobilizuar deri në limit për të jetësuar programin e “Fillimit të ri”.

Uji Dea

Kandidatja për deputete, zonja Leonora Morina – Bunjaku, e entuziazmuar nga pritja që po i bëhet kudo nëpër tubime, tha se e ndjenë peshën e përgjegjësisë për ti mbrojtur dhe avancuar interesat e Anamoravës në Kuvendin e Kosovës, duke garantuar që me nivel të lart intelektual e qytetar, do të jetë zëri i çdo njeriu të kësaj anë në Kuvend. Do të përfaqësojmë me kulturë politike gruan, rininë dhe secilin prej jush pa arrogancë e fyerje por me dinjitet.

Në anën tjetër, Zenun Pajaziti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan dhe kandidat për deputet, tha se tubime të tilla kaq masive, flasin për kohën që ka ardh për fitore të thellë të fillimit të ri por edhe për fitoren tjetër që do ta shënojmë në nëntor, për komunën e Gjilanit.

“Është koalicion i fitores së pa diskutueshme dhe nuk është kundër as kujt por në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza, ta kenë ushtrinë e tyre dhe mirëqenien ekonomike. “Fillimi i ri” njeh në detaje problemet e njeriut të Kosovës dhe ka ofertë të studiuar mirë për të ofruar zgjidhje dhe përmirësim të jetës në Kosovë”, ka thënë Pajaziti, i cili ftoi votuesit e këtij lokaliteti për dalje masive në zgjedhje, për t`i dhënë fuqinë e fitorës, koalicionit të lirisë, Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.