ARKATANA

PDK: Fillim i mbarë, Motorët tashmë janë të ndezur!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Takim i shkëlqyeshëm i grave e vajzave të strukturës së degës së PDK në Gjilan. Diskutime plotësisht të hapura, të sinqerta e të guximshme të zonjave e zonjushave tona. Ju lumtë ka shkruar Qemajl Mustafa.

E falënderojmë sekretaren e departamentit të gruas për nivelin nacional të PDK zonjën deputete Blerta Deliu Kodra e cila e inicio këtë takim me një pjesë të grave e vajzave të degës. E falënderojmë ndihmësen e deputetes Kosovare Murselin për kontributin sikur dhe prezencën e Njomëzës poashtu.

Në takim u thanë hapur kërkesat e grave dhe vajzave të degës për hapësirë publike brenda partisë dhe institucioneve sikur që u spikatën hapur edhe të metat por edhe te mirat e periudhave të kaluara të PDK në Gjilan dhe më gjerë.

Hidromorava

Ky takim ishte shkëlqimi i parë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës, pas izolimit të gjatë nga pandemia.

Me këtë takim dhe me dy takimet që patëm me Kryetarin Veseli në Gjilan dhe në qendër, motorët e degës veç janë ndezur.

Fryma e demokracisë së brendshme dhe e shanseve të barabarta për secilin e kthen doemos unitetin dhe motivimin për punë e për fitore. Ndryshe assesi.
Vazhdojmë me aktet tjera në degë e në qendër.
Gëzuar!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.