GRANDEMALL

PDK: Është koha e fundit t`i kundërvihemi klanit korruptiv të Lutfi Hazirit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është koha e fundit që jo vetëm opozita brenda kuvendit të komunës, por edhe shoqëria civile e komunës dhe secili qytetarë me moral dhe guxim publik t`i kundërvihet kësaj mënyre despotike dhe tepër fyese të qeverisjes së Lutfi Hazirit dhe klanit të tij korruptiv dhe të interesit ekskluzivisht të ngushtë personal dhe klanorë. Pushteti komunal me udhëheqjen hermetike dhe autoritare të Lutfi Hazirit shumicën e çështjeve të rëndësishme për jetën e qytetarëve të kësaj komune i ka premtuar e nuk i ka nisë kurrë e nëse ndonjë e ka nisur, e ka lënë kështu sikur edhe çështjen e lokacionit të varrezave në çerek dhe në gjysmë të rrugës thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Njoftimi i plotë i PDK-së

Nga seanca e sotme, kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan mbetet pranë qëndrimit që grupi i këshilltarëve të PDK-së të mos jetë pjesë aktive e seancave të komiteteve dhe të kuvendit të komunës përderisa komuna nuk e kthen në agjendë çështjen e zgjidhjes së lokacionit për varrezat e qytetit për çka edhe janë thirr dy herë deri më tani seanca të jashtëzakonshme nga blloku opozitar.

Pushteti komunal me udhëheqjen hermetike dhe autoritare të Lutfi Hazirit shumicën e çështjeve të rëndësishme për jetën e qytetarëve të kësaj komune i ka premtuar e nuk i ka nisë kurrë e nëse ndonjë e ka nisur, e ka lënë kështu sikur edhe çështjen e lokacionit të varrezave në çerek dhe në gjysmë të rrugës.

FIDANISHTJA

Kështu është puna me furnizimin me ujë të pijes, me trajtimin e ujërave të zeza, me zonën ekonomike, me reformën, disiplinën dhe suksesin në arsim, në shëndetësi, me pranimin e kuadrove në të gjitha sektorët etj, duke e politizuar, polarizuar dhe ndarë qytetarinë e Gjilanit skajshmërisht.

Është koha e fundit që jo vetëm opozita brenda kuvendit të komunës, por edhe shoqëria civile e komunës dhe secili qytetarë me moral dhe guxim publik t`i kundërvihet kësaj mënyre despotike dhe tepër fyese të qeverisjes së Lutfi Hazirit dhe klanit të tij korruptiv dhe të interesit ekskluzivisht të ngushtë personal dhe klanorë.

Ndryshe, dhimbja dhe dëmi publik që do ta përjetojmë të gjithë bashkë pa dallim ideologjie, besimi dhe etnie nga kjo qeverisje e keqe “tallava” në muajt dhe vitet që vijnë do të jetë gjithnjë e më e madhe dhe e pa kompensueshme thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.