UBT

PDK: Ekonomia e Gjilanit, as me Agimin nuk po “agon”!

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në listën e Drejtorit të zhvillimit Ekonomik, tani nga tre mujori i parë, askund nuk po figuron fare problemi i tregut të gjelbër, madje as çfarë po ndodh aty.

Në deklaratën e fundit të drejtorit të zhvillimit ekonomik të komunës, risi e vetme ishte tkurrja e listës së premtimeve nga tre mujori i kaluar.
Ne te thuhet se fokus i tijë dhe kryetarit Haziri është sjellja e investimeve të huaja, bashkëpunimi me donatorë si dhe mbështetja e bizneseve, por që asnjëra nga këto nuk po ndodhë, në as një rast të vetëm.

Lista e partnerëve ende qenka në deklaratën e zhvillimit ekonomik, siç janë; CDF, TIKA, USAID, ndonëse këta donatorë, tashmë e kanë kuptuar paaftësinë e kësaj qeverisjeje. Prandaj, nga ky prezantim i z. Zuzaku, asgjë nga situata faktike dhe ajo reale!

Ai nuk paska përmend fare problemin e Kompanisë “Eco – Higjiena”, ku atje, në pa aftësi për të menaxhuar nga ana e Komunës dhe Menagjmentit të kësaj kompanie, po u rrezikohen vendet e punës mbi 35 punëtorëve si pasojë e mos plotësimit të kritereve për marrjen e kontratës për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Po ashtu, asnjë fjalë për zvogëlimin e tarifave për mbeturina dhe për faljen e borxheve.

Në listën e Drejtorit të zhvillimit Ekonomik, tani nga tre mujori i parë, askund nuk po figuron fare problemi i tregut të gjelbër, madje as çfarë po ndodh aty.

HW

Te Lumi “Mirusha”, e vërteta është që aty punohet kohë pas kohe, por jo edhe punë efektive. Madje, punimet filluan tek pasi banorët e revoltuar të kësaj lagjeje, ia hodhën bërllokun para derës, kryetarit Haziri.

Asnjë përkrahje nuk kemi për bizneset, dhe siç dihet edhe shumica e tenderëve u jepen kompanive jashtë Gjilanit, ndonëse z.Haziri, në fushatën e tij, kishte rrah gjoks së “nuk do të lejoj jabangjinjtë, të marrin punë në Gjilan”, ndërsa po ndodhë e kundërta, ku bizneset lokale kanë mbetë pa përkrahje.

Në deklaratën e z.Zuzaku, fjali pozitive e tij duket vetëm që ka pranuar se është Kredi e jo Donacion nga Qeveria Austriake.

Pra, i nderuari drejtor komunal zhvillimit ekonomik! Në deklaratat tuaja publike, së paku, thuaje të vërtetën, qoftë edhe një punë “të hajrit”, nëse keni bërë thuhet në reagimin e Komisionit për Ekonomi dhe Zhvillim i PDK-së, Dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.