RCCOLA

PDK: Edhe Zhegra masovikisht përkrah Qemajl Mustafën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga kryetari Qemajl Mustafa, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, deputetët Zenun Pajaziti dhe Salihe Mustafa, sekretari i përgjithshëm Basri Musmurati, kryetarin e Degës së PDK-së në Gjilan Izmi Zeka dhe të tjerë anëtar nga niveli lokal dhe ai qendror, kanë marrë mbështetjen e fort për fitore të thellë në Gjilan më 3 nëntor nga dy fshatra të mëdha të cilat kanë organizuar tubime elektorale, në Malishevën e kryetarit Mustafa dhe në Zhegrën e Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit.

Me këtë rast, kandidatët për këshilltarë nga Malisheva si Riad Rashiti, Ilir Tahiri dhe Enkelejda Arifi, i janë shumë mirënjohës qeverisë së Kosovës dhe kryetari Qemajl Mustafa për investime të shumta që janë bërë në këtë fshat, dhe siç kanë thënë ata në Malishevë fuqia e Qemajl Mustafës është absolute, ndërsa subjektet tjera do të marrin votë vetëm për t’i dhënë sharmin demokracisë, ngase qytetarët e këtij lokaliteti janë të vendosur fuqishëm që të mbështesin kryetarin Mustafa dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Qemajl Mustafa në Zhegër ka thënë se në këtë rajon është investuar tepër shumë.”Zhegrën e kemi trajtuar drejtë dhe kemi qenë koshient ndaj kërkesave të banorëve. Do ta ndihmojmë themelimin e Komunës së ardhshme të Zhegrës tani, por edhe pas themelimit të saj Gjilani do të jetë pranë deri në Konsolidimin e mirë të saj atje.

KKGJILAN

Kurse kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se themelimi i Komunës së Zhegrës ka kaluar të gjitha procedurat në qeverinë e Kosovës, por siç ka thënë ai, këtë nuk po e legjitimojnë disa që sot janë kandidat për të parin e Gjilanit dhe vijnë e kërkojnë votën tuaj. “Ju i njihni mirë ata, ndaj në këtë proces zgjedhor tregojeni përkushtimin tuaj për PDK-në edhe më shumë, sepse vendimi për Zhegrën Komunë nuk kthehet prapa, por ai do të jetë vendim që do të realizohet dhe më pas bashkërisht të gjithë do të angazhoheni në zhvillimin edhe më ta madh të Zhegrës me rrethinë. Kemi premtuar infrastrukturë rrugore, atë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë edhe më tutje, premtuam rregullimin e shkollës edhe atë e bëmë, premtuam Zhegrën Komunë e bëmë, premtuam lidhje zyrtare të kësaj ane më Maqedoninë ajo u bë dhe tani mbetet një investim edhe më i madh në këtë anë, sepse interesi ynë është zhvillimi i këtyre pjesëve” ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Enver Hajrullahu nga Zhegra ka thënë se të gjitha premtimet e kryeministrit Thaçi dhe të kryetarit Mustafa sot i kemi kah fundi i realizimit, ndaj me aktin e madh të themelimit të Zhegrës Komunë, vota e qytetarëve të kësaj ane do të jetë masive në PDK dhe te kandidati Qemajl Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/