RCCOLA

PDK e prerë: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa e caktuar datën për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri , ka deklaruar se marrëveshjet ndërkombëtare nuk do ti votojnë pa caktuar datë për zgjedhje.

Tahiri kur është pyetur se pse nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, ka deklaruar se e kanë vetëm një kusht për këtë.

“Pozicioni është shumë i qartë vendi i jonë është ende në seksione nga BE-ja. E kemi ritheksuar me qindra herë i kemi votuar rreth 52 marrëveshje ndërkombëtare, janë rreth 860 milionë euro, këto janë borxhe për qytetarët, është rritur borxhin publik. Ne çka kërkojmë është që të i’a shkurtojmë jetën kësaj qeverie sa më parë, ne nuk do ti votojmë këto marrëveshje deri në ditët kur dakordohemi që e kemi daten për zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha tahiri në konference për media.

Mobi Casa

Ndryshe, javën a kaluar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij mbi mosmiratimin konstant të marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një prej seancave parlamentare, atë të 6 tetorit, u refuzua të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare që qeveria thotë se ia sjellin Kosovës, përmes kredive të buta dhe granteve, plotë 360 milionë eurove.

Megjithatë, kjo s’është hera e parë kur opozita nuk voton marrëveshje ndërkombëtare. Monitoruesit e seancave të Kuvendit të Kosovës thonë ky s’është fenomen i rrallë dhe ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën.