PDK e përgatitur, kërkon fushatë të qetë e pa fyerje nga palët

Gjilan – Mimoza Shkodra Bislimi zëdhënëse e PDK-së thotë se ky subjekt është e gatshme për zgjedhjet e 8 qershorit. Ju bëjmë apel të gjitha palëve politike në Gjilan, që të ruhemi nga gjuha e urrejtjes, fyerjes dhe shpifjes thotë Bislimi.
Strukturat e PDK-së sonte në orën 24 bëjnë hapjen e fushatës zgjedhore në selinë e PDK-së në Gjilan dhe është e gatshme dhe e përgatitur mirë thotë Mimoza Shkodra Bislimi.
Shkodra njëkohësisht u bënë apel të gjitha palëve politike në Gjilan, që të ruhen nga gjuha e urrejtjes, fyerjes dhe shpifjes. “Të bëjmë fushatë të drejtë dhe me vizion të qartë, me debate përmbajtësore dhe gjithmonë në interes të qytetarit tonë të shenjtë” apelon Shkodra- Bislimi./rajonipress/