Eko Higjiena

PDK, e pavendosur për votimin e buxhetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Javën e ardhshme pritet të votohet buxheti për vitin e ardhshëm, megjithatë ende nuk është e sigurt nëse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta votojë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Projektbuxheti për vitin 2017 pritet të votohet të enjten e ardhshme, megjithëse ende nuk është e sigurt nëse partnerët e mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë arritur konsensus për këtë projektbuxhet.

Përfaqësuesit e PDK-së bëjnë të ditur se nëse nuk merren parasysh vërejtjet e këtij subjekti, të cilat i kanë paraqitur javë më parë, ata nuk do ta votojnë atë ligj. Ndërkohë subjektet opozitare thonë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin e ardhshëm pasi, sipas, tyre ky është një buxhet elektoral dhe se nuk mundëson zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Uji Dea

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka thënë se projektbuxheti ka kaluar procedurën standarde në Komision dhe se pas debatit është votuar nga partnerët e koalicionit. Deputeti i LDK-së ka thënë se pret që pas votimit në lexim të parë të bëhen ndryshimet e nevojshme.

“Është e kuptueshme që edhe procesi zgjedhor në Drenas ka ndikuar që të mos ketë seanca për shkak të angazhimeve atje. Besoj që javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia dhe do ta caktojë seancën, në të cilën do të shqyrtohet në leximin e parë buxheti, pastaj Komisioni do të ketë kohë të mjaftueshme t’i përgatitë amendamentet dhe ta kalojë edhe në leximin e dytë para Vitit të Ri”, ka deklaruar Osmani./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.