Uji Dea

PDK e nis fushatën, e bindur në fitoren e kandidatëve të saj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan rreth orës 24.00 e ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore e bindur se kandidatët e saj: Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Sabedin Kadriu, Salihe Mustafa e Florina Zymberi do të jenë fitues më 8 qershor.Sami Hoxha tha se PDK është ajo që Gjilanit i ka sjellur vetëm të mira dhe asnjëherë nuk e ka zhgënjyer qytetarin e saj.

Para shumë aktivistëve e simpatizantëve dega e PDK-së në Gjilan ka hapur fushatën zgjedhore me prezantimin e kandidatëve të saj për deputet, raporton rajonipress.

Sami Hoxha koordinator i PDK-së në Gjilan tha se PDK që nga sonte ndihet fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit sepse ajo ka bërë punë të mëdha në Gjilan derisa kandidatët e saj janë premtues dhe me vlera të larta kombëtare e njerëzore.

FIDANISHTJA

Hoxha tha se kandidatët e PDK-së duke filluar nga Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Sabedin Kadriu, Salihe Mustafa, Florina Zymberi dhe dy nga Partia e Drejtësisë, Labinotë Demi Murtezi dhe Nafije Gash përfaqësojnë vlera të qytetarisë gjilanase.”Ne presim fitore sepse këta kandidat kanë përvojën, kanë guximin dhe kanë dijen për të quar përpara Gjilanin” tha Hoxha.

Qemajl Mustafa ndërkaq tha se beson shumë se Gjilani ka një memorie të freskët edhe është i bindur se kush ka punuar drejtë, sinqertë dhe me përkushtim për të mirat e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.