RCCOLA

PDK e LDK: Qeveria e paaftë në përmirësimin e kushteve për punëtorët shëndetësor

/ 4 minuta lexim

Investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po konsiderohen të kryera sa për sy e faqe, nga partitë opozitare. PDK e LDK thonë për Ekonomia Online se Qeveria është treguar e paaftë në përmirësimin e kushteve për punëtorët shëndetësor.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për Ekonomia Online se në shëndetësi po ndodh një keqpërdorim i buxhetit dhe se investimet po bëhen vetëm sa të shpenzuar buxheti.

Zemaj thotë se investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë që po bëhen po i pengojnë pacientët për të marrë shërbime shëndetësore.

Ai shtoi se profesionistët shëndetësor janë dëmtuar për shkak të bindjeve politike dhe janë detyruar të largohen nga sektori publik në atë privat po ashtu edhe jashtë vendit.

“E mirëpresim çdo investim që bëhet nëpër klinikat tona por mënyra se si janë bërë dhe po vazhdohet të bëhet me një strategji po e pengon pacientin dhe ofrimin e shërbimeve sidomos që grumbullohen në vitin e fundit zgjedhor. Kjo është edhe si vërejtje por edhe si një keqpërdorim në gjithë buxhetin që ka qenë ndër vite tash po tentohet të shpenzohet kujtdo që i jepet mundësia. Trajtimi i mirë i brendshëm krijimi i një ambienti të mirë të punës, të eliminohen ndërhyrjet ashtu siç është parë në këto vit profesionistët janë atakuar për shkak të bindjeve politike dhe kanë ardh njerëz pa kompetencë në udhëheqjen menaxheriale, shumë janë detyruar të largohen nga institucionet private mbi të gjitha edhe jashtë vendit e që është shqetësimi më i madh”, u shpreh Zemaj.

Uji Dea

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë për Ekonomia Online se shëndetësia në qeverisjen e fundit është përkeqësuar.

Haxhiu e konsideron një mangësi të madhe në mos-plotësimin e kushteve të punës ndaj profesionistëve shëndetësor, të cilët si pasojë e kësaj po largohen nga vendi e në sektorin privat.

“Dështim total i kësaj qeverie në sektorin e shëndetësisë, jo që shëndetësia jonë ka qenë në një stad të lartë, mirëpo me këtë qeverisje gjendja në shëndetësinë tonë është përkeqësuar edhe më shumë në raport me vitet e kaluara. Ka qenë një paaftësi e qeverisë që me kohë të ndërmerr veprime për të parandaluar ikjen e profesionistëve shëndetësorë edhe nga sektori publik në sektorin privat, por edhe prej Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian. E kam propozuar para një viti që të ketë një strategji për të ndalur dhe përmirësuar kushtet e punëtorëve shëndetësor në sektorin publik. Derisa ne nuk arrijmë me ofru kushte të punës dhe paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësor në sektorin publik, sigurisht se kanë me na ikë në sektorin privat. I keni parë rastet e anesteziologëve të cilët shumica kanë braktis sektorin publik kanë kaluar në sektorin privat sepse sektori privat iu ka ofruar kushte më të mira”, thotë Haxhiu.

Deputeti i PDK-së thotë se në një mënyrë apo tjetër, Qeveria është treguar e paaftë në ndërmarrjen e veprimeve për kushte më të mira të punëtoreve shëndetësor.

“Ka qenë një paaftësi e qeverisë që me kohë të ndërmerr veprimet për të parandaluar ikjen e profesionistëve shëndetësor edhe nga sektori publik në sektorin privat por edhe prej Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian. Dështim total i kësaj qeverie në sektorin e shëndetësisë jo që shëndetësia jonë ka qenë një stad të lartë mirëpo me këtë qeverisje gjendja në shëndetësinë tonë është përkeqësuar edhe më shumë në raport me vitet e kaluara”, thotë Haxhiu. /EO