FIDANISHTJA

PDK e LDK në ndarje të ministrive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Takimet e ngjeshura në mes të grupeve punuese të LDK-së dhe PDK-së ende nuk kanë dhënë rezultate. Këto grupe gjatë të martës nuk kanë deklaruar asgjë sa i përket harmonizimit të programeve të tyre qeveritare, ndonëse është thënë që këto ditë do të jenë ditët finale lidhur me këtë çështje.

Përveç diskutimeve që po bëhen brenda grupeve punese të angazhuara nga dy partitë e koalicionit, nuk po mungojnë as takimet brenda kryesive dhe grupeve parlamentare të të dyja subjekteve politike.

ARKATANA

Takime të tilla takime pati të martën partia e Hashim Thaçit, pas të cilave sipas kreut të PDK-së, iu dha mbështetje e plotë marrëveshjes së arritur me LDK-në e Isa Mustafës. “Grupi parlamentar i PDK-së e mbështet fuqishëm këtë marrëveshje, kështu që tash do të vazhdojmë me hapat e mëtejmë të finalizimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është e partive me vlera të përbashkëta, të qendrës së djathtë, me perspektivë për ndërtimin e institucioneve stabile, qeverisje të mirë, efikase, efektive, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe e orientimit euroatlantik, për ta anëtarësuar Kosova edhe në NATO, edhe në BE dhe duke ruajtur raportet e posaçme me SHBA-të”, ka thënë Thaçi pas takimit…(Tribuna)