Fundamenti

PDK, e hapur për AAK-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se partia e tij nuk ka pasur asnjëherë asgjë kundër AAK-së. Për më shumë Grabovci lë të hapur mundësinë që PDK-ja të bashkëpunojnë në të ardhmen me partinë e Ramush Haradinajt.

Qëndrimet e fundit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në raport me veprimet e opozitës duket se kanë fituar simpatinë e PDK-së. Në Partinë Demokratike të Kosovës përshëndesin deklarimet e kryetarit të AAK-së, i cili ditë më parë deklaroi se nuk i ka pëlqyer hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndërkohë që po ashtu kishte thënë se nuk do të zihej asnjëherë me pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit.

Hidromorava

Këto deklarime të Ramush Haradinajt kanë bërë që PDK-ja ta shohë këtë subjekt nga një këndvështrim tjetër.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë për “Zërin” se partia e tij nuk ka pasur asnjëherë asgjë kundër AAK-së. Për më shumë Grabovci lë të hapur mundësinë që PDK-ja të bashkëpunojnë në të ardhmen me partinë e Ramush Haradinajt. “Ne nuk kemi refuzuar të bashkëpunojmë asnjëherë me ato parti që ia duan të mirën vendit. Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë. Ne kemi thënë se nuk bashkëpunojmë me ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe që kanë për qëllim destabilizimin”, ka thënë Adem Grabovci për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.