ARKATANA

PDK e Gjilanit, pas kësaj fitore do ta rikthej edhe komunën në zgjedhjet e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tubimi i sontëm me nëndegët e qendrës së qytetit, dëshmoi një mobilizim të madh në mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri, nga shtresa aktive e qytetit.

Kandidatët e PDK-së edhe sonte shfrytëzuan rastin t`i drejtohen elektoratit gjilanas, t’i ofrojnë ofertën më progresive për qytetarët tanë dhe vendin në përgjithësi, që ofron platforma zgjedhore e PDK-së dhe koalicionit të fitores.

Fundamenti

“Premtimet tona janë premtime të njëmendta dhe të realizueshme, sepse ne kemi besimin tuaj. Nesër do të fillojë heshtja zgjedhore, por ne nuk do të heshtim as nesër, as pas zgjedhjeve në ngritjen e zërit për ju, për interesat tuaja dhe për Kosovën tonë të dashur. – ka thënë zonja Leonora Morina – Bunjaku, e cila ka falënderuar dhe ka shprehë mirënjohjen e saj për bashkëpunimin dhe mbështetjen kudo që ka hasur në mesin e qytetarëve gjithandej hapësirës së Gjilanit.

Në fjalën e tij falënderuese për aktivistët, anëtarët e simpatizantët e PDK-së, organizatën e Rinisë dhe Gruas Demokratike, si dhe mbarë qytetarëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe, ku ka gjet përkrahje të fuqishme për PDK-në dhe kandidatët tanë, kandidati Zenun Pajaziti, është zotuar se: “Do të angazhohem edhe më shumë se kaq për ta rikthyer PDK-në në pushtet për ta ndalur të keqen e kësaj qeverisje, ashtu siç do ta rikthej shpresën edhe Fillimi i ri, me Kadri Veselin në krye, për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ndërsa i ka inkurajuar qytetarët të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë koalicionin e lirisë dhe Partinë Demokratike të Kosovës me kandidatët e saj më të mirë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.