Mobi Casa

PDK e Gjilanit në krizë dhe drejtë shuarjes?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Suspendimi i tre aktivistëve të devotshëm të PDK-së nga qendra ka shkaktuar tërmet dhe revoltë brenda aktivistëve dhe simpatizantëve të degës së PDK-së në Gjilan. Veçmas Bajram Isufi ka marr mbështetje masive derisa vet anëtarët e saj kanë shprehur dilemën nëse mund të ekzistojë dega e PDK-së në Gjilan, pas këtyre pakënaqësive.

PDK në qendër gaboi rëndë me suspendimin e Bajram Isufit, Leonora Morinës dhe Enver Shabanit.

Ky largim ka reflektuar negativisht tek kryesia dhe anëtarësia e degës së PDK-së në Gjilan.

Bajram Isufi ka marrë qindra komente përkrahjeje duke e akuzuar veprimin skandaloz të qendrës.

Hidromorava

Beqir Isufi ka shkruar: “Respekt Bajram! PDK në Gjilan nuk dëmtohet nga rivalët e partive tjera politike, por nga brendësia e saj !!! PDK në Gjilan duhet të mbaj zgjedhje të përgjithshme menjëherë për të zgjedhur kryetarin dhe kryesin e re, përndryshe po shkon drejt shuarjes për fat të keq”!

Ulki Esra ka shkruar: “Moti u dashtë mu largu prej asaj partie të bandave dhe klaneve të ndryshme, aty ku nuk vlerësohen vlerat e njerëzve të merituar. Të uroj suksese kush(Bajram).

Edhe Skender Rashiti ka komentuar: “Është për gjynah çfarë derexhe u ardh PDK dega në Gjilan krejt këto janë ardh tu i kshyr interesat personal të komplet kryesisë pa dallim prej të parit deri te i fundit votuesit nuk e meritojnë një kryesi të tillë”./rajonipress/