ARKATANA

PDK e gatshme dhe e mobilizuar për fitore në zgjedhjet lokale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot takimin e vet të rregullt, ku është diskutuar rreth përgatitjeve dhe organizimit për zgjedhjet lokale që do mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Drejtues, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka theksuar se secili anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës duhet të jetë krenar me punën dhe sukseset e shtetit të Kosovës gjatë qeverisjes së PDK-së.

“PDK është themeli i shtetësisë sonë, forca e ndryshimit të kombit shqiptar, me rezultate të pamatshme larg nga çdo parti tjetër ekzistuese, garancë sovraniteti, stabiliteti, partneriteti, tolerance dhe zhvillimi të këtij vendi”, ka thënë kryetari Veseli.

Ai tha se Partia Demokratike është e përgatitur dhe po vazhdon përgatitjen për zgjedhjet lokale.

Fundamenti

Ai tha se PDK do të vazhdojë takimet me cdo qytetar të Repubikës së Kosovës, në cdo rrugicë, hyrje, banese, lagje, fshat, qytet të Kosovës, për të bashkëbiseduar dhe ndërtuar së bashku programin qeverisës në komunat e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, gjatë diskutimeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues, u theksua përkushtimi i secilit anëtar të PDK-së, për angazhimin maksimal për ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave shtetërore dhe demokratike.

Anëtarët e Këshillit Drejtues ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të PDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.