Uji Dea

PDK e bindur që mandatari iu takon vetëm atyre

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në Partinë Demokratike të Kosovës janë të sigurt që mandatari për të krijuar qeverinë do t’iu takojë dy herë atyre. Ata thonë që paqartësitë që kanë mundur t’i kenë opozita, duke shpresuar në koalicionin e tyre paszgjedhor, ndërlidhen me herën e parë më shumë, sepse hera e dytë zhvillohet sipas të njëjtës procedurë.

Burime të Telegrafit të afërta me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, në kushte anonimiteti tregojnë se për PDK-në shqetësuese është vetëm sjellja politike e partive opozitare, sipas tyre, jo e përgjegjshme dhe jo shtetformuese.

“Ne kemi përgjegjësi politike si subjekte, që t’i respektojmë proceset zgjedhore. Të zhvillojmë garë elektorale korrekte dhe të sillemi me korrektësi edhe kur i humbim, por edhe kur i fitojmë zgjedhjet. Nuk duhet të lejojmë që teket e individëve apo inatet që mund të jenë derivat i humbjes së besimit në popull, të rrezikojnë një proces demokratik që ishte shembull për rajonin. Nuk duhet asnjë subjekt politik të lejojë që të mbahet peng prej individëve, sepse zgjedhjet e reja janë barrë e rëndë për buxhetin e shtetit dhe për proceset nëpër të cilat jemi duke kaluar”, thotë ky zyrtar i lartë i PDK-së.

Uji Dea

Sipas tij, PDK-ja do të ketë dy herë rastin për të krijuar qeverinë, ndërsa liderët e bllokut opozitar do të kenë rastin për t’u sjellur si politikanë të përgjegjshëm, sepse sovrani nuk iu ka dhënë rast tjetër. Nëse nuk sillen sit ë përgjegjshëm, do ta bartin përsëri koston e papërgjegjshmërisë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Secili prej tyre e ka përjetuar rëndë humbjen dhe marrëveshjen e kanë bërë shpejt e shpejt për t’i ikur përgjegjësisë para strukturave të tyre. Por, edhe ata vetë janë të vetëdijshëm që nuk mund të sillen në këtë mënyrë kur ta kenë të qartë që nuk kanë kurrfarë mundësie tjetër, përpos bashkëpunimit për të mirën dhe fuqizimin e shtetit ose zgjedhjeve të reja. Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, për papërgjegjësinë e tyre do të ndëshkohen përsëri prej qytetarëve. Me logjikë bllokuese dhe me politika inatesh, nuk duhet të drejtohen as partitë, as qeveritë”, thotë ky burim.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese pritet që këto ditë ta bëjë publik vendimin e saj, ndërsa në media është spekuluar për të gjitha versionet e mundshme të këtij vendimi. /Telegrafi/