Eko Higjiena

PDK e AAK thonë se me Asociacionin po jetësohet dëshira e Millosheviqit: Është dashur të pranohet ai i 2015

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë quajtur Asociacionin e komunave me shumicë serbe të dëmshme dhe plotësim i dëshirës së Sllobodan Millosheviqit.

Nga PDK kanë thënë se me themelimin e Asociacionit po përmbushet formula e Millosheviqit, ndërsa nga AAK e shohin si më të dëmshme versionin aktual se sa atë të marrëveshjes së vitit 2015.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë për Ekonomia Online, se pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit, është rikthim i ofertës së Millosheviqit për ta krijuar një Jugosllavi të re.Ai ka thënë se Asociacioni është e njëjta me atë se çfarë ka dëshiruar ish-presidenti Millosheviq.

“Për shkak të procesit politik dhe mbylljes së tij në raport me Serbinë, këta (VV) kanë krijuar parakushte pritjet e tyre (Serbisë) dhe parakushtet e tyre janë Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit, që kanë rrëshqitur tërësisht në tradhti dhe është zhbërje e shtetit të Kosovës. Kthimit në një status ose ofertë të Millosheviqit më të kahershme më shumë autonomi dhe më pak se shtet i pavarur, pra një republikë në kuadër të një Jugosllavie të re apo përmes asaj pikës 7-të që thotë se e përmbush formulën e Millosheviqit se ‘aty ku është një serb, aty do të quhet Serbi’. Asociacioni i hapur që po dëshirojnë me krijuar është se çfarë ka dëshiruar kryekrimineli i Ballkanit”, ka thënë ai.

Uji Dea

Sipas Berishës, Asociacioni i vitit 2015, është i njëjti siç ekziston me komunat shqiptare. Ndërsa Asociacioni që derivon nga marrëveshja e Ohrit, përbën një dëm të madh për shtetësinë e Kosovës.“Asociacioni i vitit 2015 sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese është modeli se çfarë e kemi në Kushtetutë dhe në pako të Ahtisarit, dhe e kemi një të tillë me 33 komuna, ky model është. Pra një organizatë që koordinohen kryetarët e komunave e ndërtojnë politika në favor të komunave, dhe korrespondojnë me Qeverinë qendrore. Kurse ky nuk ka të bëjë me këtë nivel organizativ, kjo është autonomi administrative, territoriale e politike. Kjo është vetëqeverisja ‘Samoupravlanje’, është konform edukimit shkollor dhe dogmës në të cilën është ngritur dhe i ndërtuar kryeministri dhe komplet stafi i tij që e përbëjnë dhe kryekëshilltari i tij, zotëri Surroi”.

Të dëmshme e ka quajtur edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Ai ka thënë se Kosova është dashur ta pranojë më mirë atë të vitit 2015, pasi modeli aktual është shumë më i dëmshëm. “Sa i përket marrëveshjes së Ohrit, ne si AAK e kemi përkrahur duke u bazuar sepse çdo marrëveshje tjetër po vie edhe më e keqe dhe e papranueshme, prandaj e kemi përkrahur, me arsyetimin se ajo që e kemi pas marrëveshjen e vitit 2015, ka qenë ndoshta shumë më e mirë se sa tani që e kanë propozuar dhe mendoj që ne e kemi thënë troç që Qeveria, zotëri Kurti të jetë i vëmendshëm sa i përket draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse mendoj aty mund të krijohet një nivel i tretë dhe me të drejtë e them se shumë më e përshtatshme ka qenë e vitit 2015 se sa ky aktual”, u shpreh Lekaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.