ARKATANA

PDK e AAK në objektet e uzurpuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje mbajnë sekret çështjen e statusit të selisë së partive dhe pagesën e qerasë. Ndërkaq AAK-ja pranon se selia e kësja parti është në pronën shoqërore dhe nuk paguan qera që nga themelimi i AAK-së.

PDK dhe AAK, selitë e tyre në Prishtinë i kanë në prona shoqërore dhe nuk paguajnë qera që nga paslufta. Shfrytëzimi i pronave shoqërore nga ana e partive politike konsiderohet edhe si uzurpim i godinave shtetërore, sepse nuk paguajnë qera. Këto objekte do të mund të ishin në shërbim të institucioneve publike e jo të partive politike për faktin se shumë institucione publike ende janë në objekte private në “mungesë” të objekteve shtetërore dhe paguajnë qera të majme nga buxheti i shtetit. Partitë politike do të duhej të ishin në prona private, ose të paguajnë qita për shfrytëzimin e pronave shoqërore, shkruan Bota sot.

ARKATANA

Kështu, përderisa LDK-ja tashmë është në “shtëpinë” e vet të kahershme të cilën e ka blerë “me letra” që nga koha e pasluftës, janë partitë e pasluftës të cilat u vendosen në objekte shoqërore në të cilat edhe sot e kësaj dite vepronë, por që nuk paguajnë qera dhe nuk dihet se mbi bazë të cilave vendimeve juridike vazhdojnë veprimtarinë e tyre në këto objekte.

Zyrtari i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thotë se selia e PDK-së, zyrat në katin e katër në sheshin “Nëna Tereza” kanë qenë në pronësi të Ndërmarrjes Shoqërore “Drithnaja”, të cilat janë privatizuar në Valën 44 si “Ndërmarrja e Re Drithnaja Zyrat” sh.p.k dhe kontrata është ratifikuar më 1 shkurt 2011. Kurse selia e AAK-së, sipas të dhënave që posedon AKP, deri në këtë moment nuk figuron të jetë në pronëse shoqërore./Bota sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.