ARKATANA

PDK e AAK fshehin financat

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje” kanë pranuar t’i publikojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Partitë tjera, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, vazhdojnë t’i fshehin “kuletat”.

Derisa zyrtarët e këtyre partive as nuk pranojnë të flasin për këtë temë, nga shoqëria civile thonë se fshehja e financave lë hapësirë dyshimi për korrupsion ordiner.

Madje, analistët thonë se partitë marrin financa nga bizneset private, në mënyrë që pas ardhjes në pushtet t’ua kthejnë “borxhin”, me ndonjë tender të “majmë”.

United Hospital

Përfaqësuesit e LDK-së, ndërkaq thonë se gjatë fushatës zgjedhore i kanë shpenzuar gjithsej 493.555,8 euro, ndërsa ata të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se i kanë shpenzuar gjithsej 243.327,68 euro.

Në KQZ thonë se i kanë disa raporte por nuk kanë pranuar t’i shpalosin për media edhe pse transparenca, sipas ekspertëve, është baza e demokracisë. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.