Uji Dea

PDK: Dyshja LDK-AAK koalicion i dështimeve dhe i mashtrimeve

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vlerësimi i nënkryetarit të komunës nga AAK zotit Rexhep Kadriu se qeverisja LDK-AAK është qeverisje që e shpëtoi Gjilanin nga kaosi, i përngjan më shumë një përralle për parashkollorët, ku fëmijët mashtrohen në ditët e para të shkuarjes në shkollë.Qeverisja në Gjilan është shndërruar në mjet përfitimi për interesa të ngushta personale e klanore dhe të koordinuara brenda koalicionit LDK-AAK thotë Riad Rashiti në emër të këshilltarëve të PDK-së.

Në një sqarim të grupit të këshilltarëve të PDK-së që i dedikohet vlerësimit të Rexhep Kadriut rreth qeverisjes 6 mujore thuhet se nëse parat e qytetarëve të buxhetit të komunës, harxhohen çdo ditë me keqpërdorime të rënda dhe për të cilat këtij koalicioni i duken krejt normale, këto veprime antiligjore janë duke ia humbur rolin dhe kuptimin e qeverisjes komunale si vlerë dhe si mundësi e madhe për të rritur dhe avancuar zhvillimin dhe perspektivën e qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës. “Realisht koalicioni në Gjilan LDK-AAK, po e dëshmon se është bërë një qeverisje, ku në çdo aspekt po e gënjen për çdo ditë e më shumë qytetarin e saj. Shkrimi i Rexhep Kadriut tregon rolin e tij të PINOKU-t, e në këtë rast edhe kryetarit të komunës nuk po i pengon aventura e tij politike, mirëpo në këtë rast secili paguan për veten e tij” thuhet në reagim, raporton rajonipress.

Analizoni mashtrimet dhe gënjeshtrat në deklaratat e tij, si një nënkryetar i komunës.
“Konstaton se kanë identifikuar shumë probleme në këtë gjashtë mujor të qeverisjes së tyre. Çfarë i thuhet kësaj? E vërtet apo Gënjeshtër? Plotësisht që është e dyta. Pse?
Sepse komuna e Gjilanit i ka të identifikuara të gjitha problemet, qysh në mandatin e parë të formimit të qeverisjes lokale në vitin 2000-2002, hajde po e vlerësojmë se disa janë bërë edhe në mandatin e dytë të saj. Mirëpo për zotëri Rexhep Kadriun edhe mund të jetë e saktë, ngase AAK kurrë nuk ka qenë pjesë e proceseve të mëdha, prandaj tek tani në vitin 2014 ka filluar që të jetë pjesë e qeverisjes lokale. Ndërsa vet Rexhep Kadriu ende është “Brucosh” i politikës lokale, sa për të mos i thënë edhe këtij që është një “Praktikant” i zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit.

Sa i përket shpenzimeve dhe shkeljeve ligjore të cilat ai i thekson se i kanë identifikuar nga qeverisja e kaluar, prapë janë gënjeshtra të kulluara të tij. Sepse të gjitha raportet zyrtare të komunës së Gjilanit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2014, konstatojnë se ka rritje enorme të shpenzimeve nga kjo qeverisje aktuale. Në disa tenderë për shërbime ka rritje edhe për 700% në krahasim me vitin e kaluar, e që mu për këtë tender tani dalëngadalë po del në shesh edhe dyshimi që po përflitet në opinion, se edhe vet nënkryetari i komunës mund të ketë gisht aty. Sepse përmes këtyre keqpërdorimeve po mundohet të kompensojë shpenzimet e parafushatës së tij zgjedhore, të cilat vet ai ka deklaruar se ka investuar rreth 200 mijë euro.

Lumi Mirusha e ka vulën e PDK-së dhe guximit të Qemajl Mustafës për ta filluar këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe madhor për qytetin e Gjilanit. A thua çfarë mendon Kadriu, pse nuk ka filluar ky projekt deri në vitin 2008? A mendon se nuk ka pasur mjete për ta financuar nga buxheti i Kosovës këtë projekt, e kur atëherë shkonin në suficit të buxhetit mbi 200 milion euro në vit edhe pse zëvendës Kryeministër i Kosovës, ishte kryetari i juaj aktual i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Nënkryetari i komunës siç duket ka filluar edhe t`i harrojë gënjeshtrat e tij. Më 5 shkurt 2014, ka deklaruar se nuk do ta lejojmë që projekti i lumit Mirusha të bëhet “Gropa e Hajdin Sejdisë”, ndërsa tani pas 6 muajsh ka dal e vërteta e tij, sepse tani po i thonë “Gropa e Rexhep Kadrisë”, sepse asnjë milimetër nuk është punuar nga aty, ku ai ishte fotografuar gjatë asaj deklarate “Brucoshiane”.

Një gënjeshtër shumë e madhe në deklarimin e tij, është thënë edhe se; “për këta shtatë muaj kemi shtruar gypa të kanalizimit sa për dy vite të qeverisjes së kaluar”. Ndërsa nuk e thotë sa metra gjatësi janë shtruar, sepse pastaj nuk mund të gënjej opinionin.

Apo ndoshta ai nuk e din se projekti i lumit Mirusha i ka dy faza, faza e parë e cila ka përfunduar në vitin 2011, e faza e dytë ende është aty, ku i ka mbetur qeverisjes së kaluar, e ajo është mu në qendër të qytetit.

Ndërsa sa për gypat e kanalizimit, ju i keni shtruar nga 3 metra për një ditë, e që ne, me punë dore i kishim rregulluar këtë punë që ju sot e bëni. Apo ndoshta ju keni humbur shumë kohë, duke u munduar të gjeni mënyrën se si me ia ndërpre kontratën operatorit ekonomik që është duke i kryer punimet.

GRANDEMALL

Nëse ju apo koalicioni LDK-AAK e ka guximin, atëherë mundeni me ia fillu realizimit të projektit të lumit Stanishorka, kuptohet nëse ju e keni “identifikuar” ende. Ose për këtë mos u mundo dhe mos u mërzit aspak, se qytetarët e Gjilanit e kanë identifikuar nga formimi i qytetit të Gjilanit, por ju kuptojmë juve, sepse je rritur diku tjetër.

Për lumin Baja, prapë keni gënjyer fort zoti nënkryetar i komunës. Edhe për këtë ka një vulë të PDK-së, ku e kemi hapur rrugën nga QKMF deri në rrugën e A.Presheva, plotë 400 metra gjatësi, rrugë e cila nuk ka ekzistuar kurrë në Gjilan. Ku edhe për këtë projekt koalicioni i juaj u mundua me ndërpre kontratën me kompaninë më serioze dhe të përgjegjshme “Bardhi”.

Por vetëm pasi Kohavizion bëri lajmin për ndërprerjen e punimeve, ju u detyruat që të ri-filloni kryerjen e këtyre punimeve. Nëse t`i dhe ju e keni guximin, urdhëroni e vazhdoni hapjen e rrugës dhe të projektit prej rrugës A.Presheva deri te Diagnoza, nuk ka shumë, 400 metra gjatësi.

Shërbimet Online – marifet keni treguar me këtë projekt. Ju nuk e dini sigurisht, që PDK në bashkëpunim me donator, i ka hequr tavolinat e punës me dërrasa të mykura dhe ja ka hequr “Gjygymat e qajit” që kanë mbretëruar në Administratën e Përgjithshme. Ku ka krijuar hapësirë të mjaftueshme dhe ambient modern për punë me palë, të cilëve në vazhdimësi i janë ofruar shërbime të reja, të shpejta dhe cilësore.

Rexhep Kadriu, ka harruar edhe gënjeshtrat e tija të tjera, ku kishte deklaruar se më 1 prill do të nisin projekte madhore për Gjilanin. Rrugët me katër korsi, në drejtim të “Drini marketit”, apo ndoshta ai e ka lidhur me “ditën e rrenave”, sepse ka thënë se do të nisin më 1 prill, ndoshta e ka pasur fjalën për zyrtarizimin e gënjeshtrave të tija, apo premtime boshe për “hava”.

Më fal se harruam lagjen “Dardania I”, kujto pak, se ai projekt është plotësisht i qeverisjes së kaluar, me vendim të Kuvendit Komunal dhe mos provo për biznesin tuaj me ndryshu këtë projekt, pa një vendim tjetër të Kuvendit, sepse e rritni fondin e shkeljeve tuaja ligjore.

Sa i përket optimizmit tuaj për krijimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ramush Haradinajn kryeministër, (ekziston një thënie e Gollakut e cila na pëlqen shumë), që “Nëse bëjnë, mos ta lanë pa u ba..!

Porosia për nënkryetarin e komunës Rexhep Kadriun është që të mos e luajë edhe më tutje rolin e PINOKIOS, sepse do t`i bëhet hunda shumë e gjatë deri në fund të mandatit thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.