PDK dorëzon në prokurori për hetim tre tender, akuzojnë Lutën për ndërhyrje

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan ka dorëzuar në prokurorinë e Gjilanit inicimin e hetimeve për tre tender ndaj Lutfi Hazirit, siç thuhet për ndërhyrje dhe shkelje procedurale e ligjore.
Lutfi Haziri mund të përballet me hetime nga ana e Prokurorisë pasiqë dega e PDK-së ka paralajmëruar se ka dorëzuar në prokurori kërkesën për inicimin e hetimeve, meqë kjo parti konsideron se Lutfi Haziri ka ndërhyrë dhe bërë shkelje të procedurave ligjore në tre tender, raporton rajonipress.
Këto ndërhyrje vlerësohen si vepra të rënda penale të shkaktuara nga ana e kryetarit Haziri thuhet në një njoftim të grupit të këshilltarëve të PDK-së të cilët edhe kanë paralajmëruar konferencë gjatë ditës për të bërë publik dorëzimin në prokurori të “Dosjes Haziri”./rajonipress/