Mobi Casa

PDK do t`i marrë katër drejtori dhe pozitën e kryesuesit ose të nënkryetarit të komunës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot pritet të definohet marrëveshja mes LVV dhe PDK për ndarjen e drejtorive. Riad Rashiti kryetar i degës së PDK-së tha se nëse pajtohemi edhe për ndarjen e drejtorive, atëherë mund të arrijmë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Sot pritet të definohen të gjitha detajet e marrëveshjes së mundshme në mes të LVV dhe PDK-së në Gjilan.

Ajo që tashmë dihet, PDK është pajtuar që të udhëheq me katër drejtori dhe kryesuesin ose nënkryetarin e komunës.

Mobi Casa

Riad Rashiti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se tashmë ekziston pajtimi nga të dyja palët që PDK-së ti takojnë katër drejtori dhe pozita e kryesuesit ose e nënkryetarit të komunës. “Nëse pajtohemi edhe për ndarjen e drejtorive, atëherë mund të arrijmë marrëveshje për bashkëqeverisje në mënyrë që seanca e së premtes të kalojë mirë” tha Rashiti.

Ndryshe nëse Alban Hyseni nuk arrin që ta konstituojë Asamblenë të premten atëherë Gjilani shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme./rajonipress/