Fundamenti

PDK: Do të kërkojmë çdo ditë që vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk heqim dorë nga e drejta për hetim parlamentar për rezervat shtetërore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se PDK e mbështet iniciativën për themelimin e Komisionit hetimor për çështjen e rezervave shtetërore, por nuk janë iniciues.

Ai tha se do të kërkojnë çdo ditë që vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk do të heqin dorë nga e drejta për të kërkuar hetim parlamentar.

Mobi Casa

“Ne nuk po kërkojmë me u bë hetues… ne po kërkojmë me kry mandatin tonë si deputetë. Kushtetuta e Kosovës i jep Kuvendit mundësi që të ketë hetim parlamentar…”, tha ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së tha se janë të gatshëm të heqin dorë nga mëditjet e këtij Komisioni vetëm që të bëhet ky mision dhe t’i mundësohet puna. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.