PDK do të çoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme
Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese karshi pyetjeve të Presidentes duket se vetëm se e ka komplikuar edhe më shumë interpretimin e Kushtetutës në veçanti neneve 84 dhe 95.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të ri, së pari të drejtën për të pasur mandatarin që ta krijoj qeverinë i ka dhënë PDK-së, ajo nuk i përjashton këtë parti edhe nga marrja për herë të dytë e kësaj të drejte.
Megjithatë për herën e dytë e ka lënë të vendos Presidenten e Kosovës së cilës iu serua “patatja e nxhetë” me këtë vendim të GJK-së. Analisti politik në vend, Imer Mushkolaj ka thënë e gjithë kjo situatë i shkon më së shumti për shtati PDK-së, pasi që kjo parti do ta qoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“PDK do të provojë të krijojë qeverinë, edhe pse nuk i ka numrat. Në interesin e kësaj partie është që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe këtë do të provojë ta bëjë”, tha Mushkolaj për “Zëri”.
Mushkolaj ka shtuar se nga zgjedhjet e jashtëzkonashme fituesja më e madhe do të dilte pikërisht PDK.
“Në atë rast, PDK do të ishte fituesja më e madhe, ndërkaq koalicioni opozitar paszgjedhor do të ishte humbës. Por, gjasat janë që problemet të lindin që në tentimin përzgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë së Kuvendit. Mbase koalicionit opozitar i duhet të bëjë kompromis në këtë fazë, nëse nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka përfunduar ai./zeri/

