ARKATANA

PDK: Do ta ndalojmë keqqeverisjen komunale, do të ofrojmë alternativë më të mirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Anëtarët e kryesisë, sikurse edhe strukturat tjera të degës rikonfirmojnë angazhimin e fuqishëm me qëllim të mobilizimit për t’i ofruar qytetarëve të Gjilanit alternativën më të mirë, për të ndaluar keq qeverisjen aktuale komunale dhe për të ofruar projektin e saj zhvillimor për komunën dhe regjionin thuhet në njoftimin e PDK-së.

Nën udhëheqjen e kryetarit Zenun Pajaziti, kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan mbajti takimin e rregullt të saj, në të cilin takim u diskutuan çështjet organizative të degës, konsolidimi i Komisioneve profesionale dhe strukturave tjera të degës.

Anëtarët e kryesisë, sikurse edhe strukturat tjera të degës rikonfirmojnë angazhimin e fuqishëm me qëllim të mobilizimit për t’i ofruar qytetarëve të Gjilanit alternativën më të mirë, për të ndaluar keq qeverisjen aktuale komunale dhe për të ofruar projektin e saj zhvillimor për komunën dhe regjionin thuhet në njoftimin e PDK-së.

United Hospital

Anëtarët e kryesisë së PDK-së, prezantuan angazhimet që po bëhen në konsolidimin e vazhdueshëm në teren si dhe mbështetjen që po i jepet PDK-së nga strukturat dhe qytetarët e shumtë.

Po ashtu në këtë takim, kryesia e degës, vlerësoi punën e shkëlqyeshme të anëtarëve të PDK-së në Asamblenë Komunale. Kryesia e degës u jep mbështetje të vazhdueshme grupit të këshilltarëve në adresimin e dështimeve dhe keq qeverisjes si dhe ne te gjitha angazhimet e tyre në të mirë të qytetarëve përfundon njoftimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.