ARKATANA

PDK: Dhuna në Arsim e patolerueshme, Luta të shkarkoj drejtorin e Arsimit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Skandali i publikuar sot në media, në të cilën shihet sjellja e patolerueshme e drejtorit të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, duke përdorë dhunën fizike ndaj nxënësve sa ishte në cilësinë e mësimdhënësit, kërkon marrjen e masave të menjëhershme që duhet bërë kryetari i komunës Lutfi Haziri duke e shkarkuar atë nga pozita të cilën e ai mban aktualisht thuhet në reagimin e degës së PDK-së.

Dhuna e tillë e ushtruar ndaj nxënësve nga një mësimdhënës, është tmerruese, e patolerueshme dhe e cila duhet të dënohet ashpër si veprim dhe nuk duhet të shpërblehet me avancim të pozitave. Në këtë rast drejtori i Arsimit Nazmi Musa duhet urgjentisht të jap dorëheqje, nëse ai këtë nuk e bënë, duhet menjëherë që ai të shkarkohet nga kryetari i komunës së Gjilanit.

Jemi të bindur se kjo sjellje e tij nuk ka qenë e izoluar, por ka qenë dhe është sjellje e vazhdueshme e tij në procesin arsimor ku ai punon. Edhe pas emërimit të tij si drejtor i Arsimit në Gjilan, ai ka pasur një sjellje të tillë e cila është publikuar në një video tjetër ku shihej ai duke fyer, sharë e kërcënuar nxënësit e shkollës së mesme të Artit Pamorë.

UBT

Por jo vetëm me nxënësit drejtori i Arsimit sillet në këtë mënyrë, por edhe me palët dhe kolegët e tij të punës. Me këtë drejtor vitin e kaluar nxënësit e shkollave të Gjilanit me dhunë janë detyruar të udhëtojnë me kompaninë e preferuar transportuese për ekskursione në Shqipëri, ka pasur dhunë e rrahje në mes mësimdhënësve, probleme me emërimin e drejtorëve të shkollave, ndërprerjen e bursave, komunikimin denigrues që e ka ai me punëtorët e Arsimit dhe shkeljet e rënda tjera ligjore që i ka bërë ai.

Andaj ne si opozitë, nuk kemi kërkuar rastësisht mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për gjendjen në Arsim, sepse vërtet gjendja është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të qeveriset komuna dhe as Arsimi me dhunë, përmes stupcave dhe duarve të pastra që po e quan Luta qeverisjen e tij thuhet në reagimin e Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.