Mobi Casa

PDK dhe AAK duan lista të mbyllura

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dy subjektet politikë që së fundi janë përafruar maksimalisht me njëra-tjetrën, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duket se kanë edhe një arsyer më shumë që të bashkohen në një koalicion të ri qeverisës.

Drejtuesit e këtyre dy partive pothuajse janë pajtuar që të ndryshohet modeli i listave zgjedhore – nga ato të hapura në të mbyllura, gjë që mund të bëhet nëpërmjet komisioneve përkatëse parlamentare. Të paktën kështu thonë burime të “Zërit” nga Komisioni Parlamentar për Reformë Zgjedhore.

Mobi Casa

“Të vetmit që kanë qëndrim të njëjtë prej fillimit për lista të hapura, ashtu si i kemi pasur deri tash janë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Vetëvendosjes. Këta të PDK-së dhe Aleancës janë të interesuar që ti mbyllin listat, por këtë nuk e thonë publikisht në komision”, ka thënë ky burim.
Ky veprim shihet se përpjekje për t’i forcuar klanet brenda partive.