Fundamenti

PDK: Dështim i qeverisjes së VV-së dhe anulimi i projektit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara tregon mjerimin institucional të komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me propozimin e PDK-së dhe miratimin e Kuvendit Komunal në muajin mars janë ndarë 50 mijë euro për subvencionimin e pagës për 20 persona me aftësi të kufizuara. Ky projekt ka dështuar deri tani, sikur çdo punë e nisur apo e vazhduar nga qeverisja e VV-së thuhet në reagimin PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Anulimi i thirrjes publike nga komuna e Gjilanit për punësimin e personave ne aftësi të kufizuara, me arsyetimin e mungesës së dokumentacionit të nevojshëm nga aplikantët, tek pas 75 ditëve kur është mbyllë afati i aplikimit (e kanë parë që mungon ky dokumentacion), pas shpalljes se listës së punësimeve, pas promovimit dhe vizitave nëpër bizneset që i kanë pranuar në punë disa nga personat me aftësi të kufizuara, tregon gjendjen e mjerueshme në punën e institucioneve komunale.

UBT

Pengesat dhe vonesat për fillimin e këtij projekti kanë ndodhur nga ana e kryetarit të komunës edhe në kohën kur drejtorinë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale e udhëhequr njëra nga drejtoreshat më të suksesshme të komunës së Gjilanit, znj.Aurora Osmani Buca.

Është e dhimbshme që nga dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan, po pësojnë edhe personat që më së shumti kanë nevojë për përkrahje institucionale.

Paaftësia e qeverisjes së VV-së për të implementuar këtë projekt, na bënë të kërkojmë që Kuvendi Komunal të formojë një komision profesional për të vazhduar procedurat lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Sepse me praktikanta dhe zyrtarë të pa shkollë, nuk qeveriset komuna dhe shteti./rajonipress/