Eko Higjiena

PDK: Deputetët e Vetëvendosjes i shkaktuan dëm 11 milionë euro buxhetit të shtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh Kryetar i Komisonit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i shkaktuandëm të madh buxhetit të shtetit, kur votuan për ndarjen e mbi 11 milionë eurove, për pagesat e rrymës për serbët e Komunave Veriore.

“Besoj tashmë të gjithë jeni të informuar për një dëm të madh milionësh që po i bëhet buxhetit të Kosovës, e drejtpërdrejti taksapaguesve të Kosovës. Ky dëm po vjen pikërisht nga deputetët e Vetënvendosjes të cilët votuan në Komisionin Parlamentar për Ekonomi që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës për serbët në veri të Kosovës. Ky është vazhdimi i avazit të qeverisë Kurti 1 kur u patën nda 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri”, tha Shala në konferencë, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se u injorua thirrja e PDK-së në Komision Parlamentar për Ekonomi “për të ndal këtë rrjedhje të parasë publike në drejtim të komunave veriore dhe që të gjendet një zgjidhje më kreative”.

UBT

“Ky vendim për të paguar energjinë për serbët e veriut vjen pikërisht në në një situatë të rënduar pandemike ku edhe buxheti i familjeve kosovare po varfërohet çdo ditë…Ky pushtet para 1 jave ndali shtesat prej 30 euro për pensionistët ndërsa sot mori vendim për t’i ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës në veri të vendit”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se PDK është kundër dhe për këtë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar sa më parë në interpelancë Ministren e Ekonomisë.

“Kërkesa jonë do të deponohet të enjten”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.