Hidromorava

PDK: Demagogu i LDK-së në Gjilan, i dehur totalisht

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për kreun e Komunës së Gjilanit, përsëri me demagogji dhe me cinizëm flet si një i verbër për vendin e tij, për Komunën e tij, për zhvillimet e qytetit të tij dhe për të ardhmen e qytetarëve të vendit të tij thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Luta, ky njeri i pashpresë, që Pogragja e njeh edhe si sabotues të mikut të tij në fushatën paraprake gjatë kandidimit të Fatmir Rexhepit për të parin e Gjilanit, që gjithkund që kishte një disponim të mirë për te, ky zotëria, i hidhte në rrugë, gurë e “cunga” vetëm e vetëm që ai të mos ketë mbështetje. Pra me një fjalë të nderuar qytetarë të Pogragjës, para katër vitesh ky ishte kundër vendasit tuaj, ishte kundër njeriut tuaj, ishte kundër programit dhe kërkesave tuaja. Por, çuditërisht ky sot paska ardhur dhe po kërkuaka votën tuaj. Mirë është që ia keni bërë qejfin dhe keni dalë ta ndëgjoni, një njeri që e ka vulosur humbjen tuaj para disa vjetësh.

Sa i përket Investimeve që ka mohuar edhe kandidati për kryetar të Komunës por edhe kryetari i nëndegës suaj nga LDK, Qamil Rexhepi, kjo vërtetë është shumë e dhimbshme.
Luta ec përditë nëpër investimet e qeverisjes së PDK-së, i prekë dhe i shijon ato dhe i bie përsëri në mendje të akuzoj dhe të bëjë deklarata adoleshente dhe mohuese për gjithçka që ka ndodhur në Komunën e tij.

Eco Higjiena

Po i numërojmë disa investime që janë bërë nga ardhja e PDK-së në qeverisje me Gjilanin e që banorët e Pogragjës i dinë mjaft mirë. Pra është rregullimi i rrugës Pogragjë – Dobrosin, rregullimi i urës, rruga Pogragjë – Llovcë, rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, renovimi i tërësishëm i shkollës fillore, ndriçimi i rrugëve, asfaltimi i disa rrugicave nëpër fshat, investime në hapësirën e jashtme të shkollës, restaurimi i kalasë së Pogragjës, investimet në shëndetësinë primare, investime të shumta në Bujqësi dhe shumë investime të tjera, për të cilat banorët nga atje janë përherë mirënjohës.

Por, ky farë kandidati që është mësuar të jetoj me anarkinë dhe krijimin e anarkive, kur sheh diçka mirë, nuk ia do syri dhe mu për gjërat e mira reagon dhe i kualifikon si dështime. S’ka se si t’i themi ndryshe pos një njeriu të humbur, të cilit rrugaçëria i rri më së miri. Por është edhe elementi tjetër që e ka shtyrë Lutën që të mos i shohë këto gjëra të mira të bëra gjithandej Gjilanit, ndoshta ka qenë i dehur si në shumë vende të tjera dhe sipas ekspertëve, njerëzit e dehur shprehen nën ndikimin e alkoolit.

zoti Haziri! Pranoni të paktën një sugjerim prej më të madhit. Pak orë para takimeve me qytetarë të paktën mos konsumoni shumë, sepse pastaj deklaratat tuaja janë jonormale që nuk i rrinë mirë një lideri që ju pretendoni dhe fatkeqësisht s’do të arrini asnjëherë thuhet në reagimin e sektorit për Informim të shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/