UBT

PDK: Dashuria Luta-Meta, shkakton shkelje të Ligjit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i komunës së Gjilanit zoti Lutfi Haziri duke dashur ta shndërroj në trampolinë personale Gjilanin, sot beri edhe një shkelje tjetër të ligjit dhe rregulloreve në fuqi, që parashohin saktë secilin akt për mirënjohje, dekorata dhe shpallje “qytetar nderi” që në fund duhet me votim t`i miratoj Kuvendi i Komunës, sot një gjë e tillë nuk ndodhi ka thënë Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së.

Në reagimin e grupit të PDK-së thuhet se Lutfi Haziri që njihet në Gjilan si njeri që për t`i mbuluar dështimet e tija, krijon insinuata artistike për të mashtruar opinionin e Gjilanit, një gjë të tillë e bëri edhe sot, duke e shpallur qytetar nderi një njeri të cilit ja kemi parë hajrin si qytetar të Kosovës “pak ose sa politikanëve mesatar të Republikës së Shqipërisë” nëse është dashur të nderohet një ish kryeministër i cili në kohë të vështira i ndihmoj popullit të Kosovës atëherë është dashur të merr një titull të tillë z. Pandeli Majko, që bëri gjithçka ishte e mundur për të na ndihmuar, por Luta nuk mendon kështu, sepse aj nuk e ka zorin e nderimeve për njerëzit që e meritojnë. Ai e ka një hall tjetër. Na kujtohet mirë Luta si e godiste pa mëshirë kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama, para disa muajsh sepse mendonte që duke e goditur ulët Ramen do të ngritej Luta vet, kujto deklaratën e tij në TV KLAN Kosova, ku thotë “Rama e do Ibrahim Rugovën, vetëm të vdekur”.

RCCOLA

Tash kur popullariteti i Edi Rames në Kosovë është rritur tej mase, Luta e ka parë se gaboi, edhe më i gabuar po ndjehet kur e ka kuptuar që tashme Edi Rama është Lider i Ballkanit perëndimor dhe Luta po mundohet t`i përmirësoj gabimet e tija duke e shfrytëzuar qytetarinë e Gjilanit. Ideja që ta shpalli Ilir Meten “qytetar nderi të Gjilanit” nuk është asgjë tjetër veç se tendencë e Lutës për tu afruar me Ramen. Bile Luta sot bëri edhe një gabim tjetër politik, sepse na tregoi që nuk është një demokrat djathtist siç e ka mashtruar opinionin, por është majtist klasik, e ndoshta ky është edhe majtist edhe djathtist në varësi të rrethanave që i konvenojnë.

E keqja e lojërave të Lutës është që ne qytetarët e Gjilanit po pësojmë nga shfrytëzimi klasik për nevoja personale politike të Lutfi Hazirit. Arsyeja e pjesëmarrjes se opozitës në këtë “manifestim” ishte nderi për pozitën e z. Ilir Meta që është kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përfundon reagimi i PDK-së./rajonipress/