RCCOLA

PDK: “Dardania” është me Qemajl Mustafën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mbështetësit e Qemajl Mustafës në lagjen Dardania I dhe II nuk kanë të ndalur, ata e kanë marrë shumë seriozisht për të ndihmuar kandidatin e tyre Qemajl Mustafa dhe kandidatët e kësaj lagje.

Besim Ismaili së bashku me Abdylatif Latifi, Selami Kurteshi , Bajram Shaqiri dhe kandidatët për ansamble komunale të kësaj lagje, Bajram Hasani, Jyksele Gjinolli dhe Mimoza Shkodra-Bislimi dhe shumë banorë të lagjes këto dite fushate janë duke trokitur derë më derë për të prezantuar punën e bërë të zotit Mustafa gjatë mandatit të tij dhe për të prezantuar programin qeverisës për mandatin e radhës.

“Dardania” nuk është bastion i asnjë politike siç konsiderojnë disa subjekte politike, sepse me vizitat që jemi duke bërë këto ditë, aty vërehet një fryme e fitores në favor të Qemajl Mustafës tha njëri nga përfaqësuesit e kësaj lagje Besim Ismaili.

RCCOLA

E veçanta e kësaj lagje është se shumë banorë po të kësaj lagje nuk votojnë në shkollën “Selami Hallaqi”, por ndodh që në një familje pre 5 votuesve , 2 prej tyre votojnë jashtë “Selami Hallaqit” dhe ne jemi më se të bindur se “Dardania” i takon Qemajl Mustafës.

“Jo që themi ne, por atë po e dëshmon qytetari me mikpritjen që po ja bëjnë mbështetësve të Qemajl Mustafës” njofton sektori për informim i PDK-së në Gjilan./rajonipress/