United Hospital

PDK bojkoton seancën e “jashtëzakonshme”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Grupi i këshilltarëve komunal të PDK-së nuk do të marrë pjesë në seancën e paraparë si të “jashtëzakonshme”, e thirrur të mbahet ditën e martë, sepse këtë e konsideron si vazhdimësi të lojës – cirkus që ky pushtet vazhdon t’i bëjë Kuvendit Komunal si organ më i lartë vendimmarrës në Komunë thuhet në reagimin e PDK-së.

Kjo seancë e “jashtëzakonshme”, në fakt do të duhej të ishte krejt e zakonshme duke marrë parasysh pikat e Rendit të Ditës, ku parashihet bashkëpunimi i komunës me komuna tjera; shpallja e qytetarë nderi të Komunës së Gjilanit z.Joseph R. Biden III dhe z. Erzen Rrustemi, për çka edhe jemi plotësisht dakord, por jo në një seancë si kjo e “Jashtëzakonshme”.

A duhet të jetë seancë e jashtëzakonshme për faktin se kryetari i komunës së Gjilanit do të bashkëpunoj me Komunën e Lipjanit.

FIDANISHTJA

Ua rikujtojmë faktin se edhe pse ishte plotësuar çdo procedurë për mbajtjen e seancës së Jashtëzakonshme për gjendjen në Arsim para disa muajsh, ajo nuk u mbajt për shkakun se këshilltarët komunal të partive në pushtet LDK-së e AAK-së nuk morën pjesë në seancë, ndonëse gjendja në arsim edhe sot është për keqardhje.

Edhe sikur të kishte ndonjë gjendje emergjente për tu mbajtur seancë e jashtëzakonshme, është e rrugës që të konsultohen grupet politike, përmes përfaqësuesve të tyre.

Prandaj i bëjmë ftesë pushtetit të drejtuar nga Lutfi Haziri, që qeverisjen në Gjilan ta marrë më me seriozitet dhe të mos e bëjë cirkun e këtyre dy vjetëve qeverisëse edhe në këtë pjesë të fundit të mandatit të tij thuhet në reagimin e zyrës për Informim të PDK-së, në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.