Fundamenti

PDK: Bashkimi përherë e bën ndryshimin

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Nëse i bashkojmë vullnetet tona, energjitë tona dhe votat tona, e bëjmë ndryshimin aq të nevojshëm e aq të pritur nga rinia e Gjilanit dhe nga krejt qytetaria e komunës tonë. Struktura e Rinisë Demokratike (RDK) e degës së PDK në Gjilan e ka nisë turneun e ri të takimeve me nëndegët e rinisë në tërë hapësirën e komunës tonë. Ekipa e përbërë prej kryetares Erlehta Osmani dhe prej anëtarëve të kryesisë së RDK, Rinor Aziri, Endrit Shabani, Qëndresa Dauti dhe Qëndrim Qerimi po i takojnë të rinjtë në terren me qëllim të mobilizimit të tyre për proceset e afërta zgjedhore të cilat janë rast i veçantë për sovranin e komunës e të Republikës së Kosovës.

Kjo ekipë, e përkrahur plotësisht nga kryetari i degës Qemajl Mustafa dhe nga kryesia e degës, po diskuton ngadalë e shtruar me të rinjtë e komunës për shtegdaljen nga gjendja e rëndë në të cilën ka rënë komuna e jonë.

Është qëndrim unanim i të rinjëve të degës tonë se ka trokitur çasti që bashkë me krejtë rininë e qytetit e të fshatrave tona dhe bashkë me prindërit, gjyshërit e me familjet tona, duhet patjetër ti bashkojmë bindjet, vullnetet dhe votat tona për ta lirue komunën nga kthetrat e atyre që as nuk e kanë dashur ndonjëherë, as nuk e duan dhe as nuk e bëjnë përpjekjen minimale që ajo të funksionojë e të jetë në shërbim të rinisë, të qytetarëve, të ekonomisë, të edukimit e të shëndetësisë së saj…

Komuna e cila nuk vendos asnjë kriter për trajtimin e talentëve në arsim, të nevojtarëve, të sportistëve, të krijuesve të artit, të kulturës në përgjithësi, duhet të lirohet sa më parë nga kjo ngulfatje dhe nonshalancë rrënuese.

Komuna e cila nuk i shërben as edhe minimalisht biznesit të saj, nga i cili varen vendet ekzistuese të punës dhe hapja e vendeve të reja të punës për rininë, duhet të lirohet sa më parë nga keqbërësit e keqtrajtuesit e saj.

Eco Higjiena

Komuna e cila po e futë në borxhe padrejtësisht dhe deri në fyt rininë e saj, duhet të lirohet nga sharlatanët që s’kanë haber me planifikimin, me krijimin e buxhetit dhe me shpenzimin ligjor e racional të tij.

Është kjo një periudhë e rëndësisë së veçantë para zgjedhjeve lokale të vitit 2021 dhe para zgjedhjeve nacionale të cilat tashmë po shihen qartë në horizont e që do të mbahen para atyre lokale.

Rini e komunës së Gjilanit,

Veç të bashkuar me krejtē vullnetet dhe kapacitetet që ne i kemi dhe me krejt qytetarët e vullnetit të mirë, ne mund ta kthejmë komunën tonë të mirë, të bukur e të shtrenjtë në duar të sigurta të sovranit të saj – të qytetarëve të saj.
Të bashkuar, mund ta bëjmë patjetër ndryshimin aq të nevojshëm për neve të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët e komunës tonë.
Të nisemi pra…thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/