HW

PDK: Asnjë qeveri pa shkuar në zgjedhje s’mund të jetë opsion

/ 2 minuta lexim
HW

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre se PDK-ja do të tentojë që në 12 ditët e mbetura para seancës ta bëjë pazarin e ri për zgjedhjen e një kryeministri pa shkuar fare në zgjedhje. Por në rast se ka përpjekje për t’u realizuar ky skenar, ata kanë paralajmëruar mobilizim të qytetarëve, shkruan gazeta “Zëri”.

Pavarësisht akuzave të bëra nga LDK-ja e LVV-ja zyrtarët e PDK-së kanë thënë se asnjë qeveri që eventualisht mund të formohet pa shkuar fare në zgjedhje nuk është e pranueshme për këtë subjekt, shkruan gazeta “Zëri”.

“Për PDK-në asnjë lloj qeverie pa e rimarrë mandatin nga qytetarët përmes zgjedhjeve të reja nuk ka qenë dhe as që mund të jetë opsion”, ka thënë për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi.

Uji Dea

Megjithëkëtë për dallim prej partive të tjera PDK-ja ende nuk i ka dorëzuar nënshkrimet, ndonëse zyrtarë të saj kanë thënë se nënshkrimet tashmë janë të gatshme. Dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të PDK-së pritet ta bëjnë në fillim të javës së ardhshme.

“Nënshkrimet e PDK-së janë të gatshme dhe bashkë edhe me nënshkrimet e grupeve të tjera do të procedohen në fillim të javës, bashkëngjitur me mocionin për seancën e 22 gushtit”, ka shtuar Krasniqi./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.