PDK: Arsimi në Viti është degraduar dhe politizuar skajshmërisht nga qeverisja klienteliste

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Arsimi në Viti është degraduar dhe politizuar skajshmërisht nga qeverisja klienteliste dhe logjika e pashëndetshme qeverisëse e Sokol Halitit thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti.

Reagimi i degës së PDK-së në Viti

Sokol Haliti ashtu siç i ka shndërruar në klientelizëm e nepotizëm punësimet në komunën e Vitisë njëjtë ka vepruar edhe me sektorin e arsimit duke e shndërruar atë në vend ku Sokol Haliti rehaton militantët e tij.

Mobi Casa

Mjafton t`i shikosh drejtorat e shkollave të emëruar nga Sokol Haliti dhe e kupton mirë se deri në cilin nivel është politizuar arsimi në Viti.

Sokol Halitit nuk i intereson edukimi i nxënësve të komunës së Vitisë, por rehatimi i klanit të tij pa asnjë kriter dhe duke shkelur ligjet e Republikës së Kosovës.

Arsimi në Viti është degraduar dhe politizuar skajshmërisht nga qeverisja klienteliste dhe logjika e pashëndetshme qeverisëse e Sokol Halitit./rajonipress/