Fundamenti

PDK akuzon për keqëmenaxhim të buxhetit, Surdulli e quan fushatë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesia e degës së PDK-së në Kamenicë ka reaguar ndaj shpenzimeve enorme që kanë bërë zyrtarët komunal të Kamenicës. Ata e kanë përfolur raportin e kryetarit Surdulli të vitit 2012. Shaip Surdulli ndërkaq thotë se këto akuza janë të pa bazuara dhe janë pjesë e fushatës së parakohshme të PDK-së.

Dega e PDK-së në Kamenicë ka reaguar ndaj shpenzimeve të shumta buxhetore që janë kryer nga zyrtarët komunal në këtë komunë. Dega e PDK-së e ka prezantuar raportin e kryetarit Shaip Surdulli të vitit 2012.

Sipas këtij raporti dhe sipas reagimit të PDK-së shihet se ka keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit nga ana e Kryetarit të Komunës së Kamenicës.“Mënyra e keqpërdorimit është shqetësuese për qytetarët e Komunës së Kamenicës dhe shprehur në vlerë reale shpenzimet janë marramendëse” thuhet në këtë reagim.

FIDANISHTJA

Në reagimin e PDK-së janë paraqitur shpenzimet për dreka zyrtare që kapin vlerën e 14310 eurove, shpenzimet për karburant për vetura 13780 euro, shpenzime të telefonisë vala 900 , 13320 euro, shpenzimet e udhëtimit 35767 euro etj.

Por ndaj këtyre akuzave ndryshe mendon Shaip Surdulli. I kontaktuar nga rajonipress Surdulli tha se këto akuza janë të pa bazuara dhe janë pjesë e fushatës së parakohshme që po bënë dega e PDK-së. “Unë i lus ata që të përmbahen sepse për tre katër vite janë munduar me njollos punën time , por nuk kanë pasur sukses. Unë në të gjitha këto akuza kam dalur i pastër e do të dali sërish sepse kam punuar me ndërgjegje e përkushtim” tha Surdulli.

Surdulli tha se ky raport së pari ende nuk është zyrtar dhe ende nuk është aprovuar.”PDK-ja duhet të merret me vetveten e jo me punën e mirë që kemi bërë për këto vite “tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.