Fundamenti

PDK akuzon Nagavcin për hajni me tekste shkollore, kjo e fundit kërkon hetim edhe për vitet paraprake

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, kanë pasur një përplasje në seancën e sotme lidhur me kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, ministrja Nagavci tha se duhet të formohet Komision Hetimor edhe për vitet paraprake për mënyrën se si janë shpërndarë tekstet shkollore.

Fundamenti

Fillimisht, deputeti Haxhiu tha se vlera për blerje te librave është rritur nga 5 milionë në 17 milionë euro, ku sipas tij, kjo është një hajni që duhet të hetohet.“Nëse vlera e teksteve pra total të cilat janë blerë për nxënësit prej 4.5 milionë euro deri në 5 milionë euro është rritur në 17 milionë euro 2022-2023 atëherë këtu kemi të bëjmë me hajni, edhe hajni dhe duhet që të hetohet. Po besoj që keni me mbështet”, ka thënë ai.

Por ministrja Nagavci i quajti shpifje deklarimet e deputetit të PDK-së.“Ndonëse je i pa saktë, përsëri edhe shpifë. A e mbështes komisionin po. A është i nevojshëm po, por për vitet e kaluar jo për kohën time. E hetojmë edhe këtë timen por kur flasim për saktësi ndryshe prej praktikës suaj kur mjetet kanë shkuar në dy, tri llogari, në kohën ju keni kërkuar komision, mbi 10 milionë euro nuk kanë shkuar në dy, tri llogari por kanë shkuar më qindra mijëra llogari të prindërve. Dhe ju e dini që nuk ka bazë për keqpërdorim. Ndërkaq banesë në Durrës do të doja të kisha nuk kam, ndoshta ju kanë përzi se keni shumë, ndoshta e blej edhe unë një ditë”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.