GRANDEMALL

PDK akuzon Lutfi Hazirin se po ikë nga debati institucional

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal e ka akuzuar Abdyl Aliun dhe Imet Rrahmnin e LDK-së si përgjegjësit kryesor që PDK braktisi seancën ditën e enjte. Sahit Abazi dhe Riad Rashiti gjithashtu kanë akuzuar Lutfi Hazirin për ikje nga debati institucional derisa Valentina Bunjakun Rexhepin e akuzuan për mungesë të udhëheqjes së Asamblesë.

Në një konferencë për medie dy këshilltarët e PDK-së Sahit Abazi dhe Riad Rashiti e kanë akuzuar Lutfi Hazirin se po ikë nga debatet institucionale edhe pse ky i fundit është i obliguar të jetë i pranishëm në çështjet me interes për Gjilanin raporton rajonipress.

Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së tha se Gjilani nga një qytet me demokraci dhe transparencë të zhvilluar, po shndërrohet në një qytet me kulturë politike dhe komunikimi të ulët, të vrazhdë dhe skajshmërisht ofenduese. E kjo po realizohet sipas skenarit të Lutfi Hazirit, mosdijes së Valentina Bunjakut Rexhepit dhe dy argatëve Avdyl Aliu dhe Imet Rrahmani.

Abazi tha se PDK-ja nuk do ta tolerojë këtë fyerje e përbuzje që po ndodh në një institucion të shenjt siç është Asambleja. “Ne grupi i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal në Gjilan e vlerësojmë se funksionimi i institucionit më të rëndësishëm në komunë ka dalur jashtë binarëve të saj, bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin. Në Kuvendin Komunal të Gjilanit nuk ka nivel të udhëheqjes së seancave nga kryesuesja e kuvendit, duke lejuar që punimet në seanca t`i shndërroj në cirke humoristike, ku shfaqjen e bëjnë disa nga këshilltarët komunal të LDK-së, të cilët asgjë nuk i ofrojnë këtij kuvendi pos tregimeve dhe meseleve të cilat paraprakisht i postojnë në facebook dhe vijnë pastaj në seancë” tha Riad Rashiti.

Mobi Casa

Rashiti tha se kryesuesja e Kuvendit Komunal në dy seancat e fundit na ka detyruar të lëshojmë seancat e Kuvendit, sepse nuk ka respektuar statutin e komunës dhe rregulloren e punës së Kuvendit, duke mos na dhënë fjalën asnjëherë disave nga këshilltarët e PDK-së, na u janë bërë fyerje dhe ofendime të vazhdueshme me këto sjellje arrogante.
“Edhe dje në seancë jemi fyer rëndë nga dy këshilltarët e LDK-së Avdyl Aliu i cili në vazhdimësi provokon me fjalimet e tij ofenduese si dhe nga Imet Rrahmani i cili duke përdorur fjalë banale na fyen shumë rëndë neve, por edhe vet institucionin e Kuvendit Komunal, harron se në kuvend ka gra, vajza dhe motra te dikujt. Ku edhe pas reagimeve të të gjitha grupeve në Kuvend VV, PDK, LDK, të cilat kërkuan tërheqjen e fjalëve të doktor Imet Rrahmanit, ai duke u munduar të kërkoj falje ai vazhdon edhe më tutje me fjalorin e tij të turpshëm” tha Sahit Abazi.

Abazi tha se kryetari i Komunës Lutfi Haziri edhe pse është i obliguar të merr pjesë në punimet e Kuvendit Komunal kur ka në rend të punës çështje të rëndësishme sikurse raporti financiar për tremujorin e parë të vitit 2014, ai tarahitet nëpër qytet dhe qendrat tregtare të Gjilanit dhe për 7 orë sa ka zgjatur kjo seancë nuk ka mundur të gjejë kohë aspak për të marr pjesë në këtë seancë. Por kjo nuk është hera e parë e sjelljes së kryetarit të komunës në këtë formë, sepse edhe tri seancat e tjera, ai menjëherë pas fjalimeve të tija në seanca, ik dhe i lëshon seancat për të mos u kthyer më, për tu ballafaquar me pyetjet e ngritura nga këshilltarët komunal sipas rregullores së punës së Kuvendit.
S
Abazi duke ironizuar tha se siç duket kryetari Haziri është i lodhur nga “kontributi” i madh që ka dhënë nga niveli qendror, ka ardhur në nivelin lokal për tu relaksuar pak, duke mos e ditur që në komunë ka shumë më shumë punë dhe përgjegjësi.
Kurse Riad Rashiti tha se pas katër muaj të kësaj qeverisje, Gjilani ka filluar të kthehet mbrapa me zhvillime sikurse në vitet 2005/06, me politizimin e Kuvendit Komunal dhe të gjitha institucioneve tjera, me shkelje ligjore dhe konflikte të interesit, me keq qeverisje, nuk ka investime, ka probleme në arsim, ka kërcënime dhe dhunë nëpër shkolla, ka largime në baza partiake dhe të profesionistëve, ka shumë më pak inkasim të të hyrave vetanake, me rritje të shpenzimeve edhe pse thirren për zvogëlim në disa kategori, por në përgjithësi kanë rritje të tyre.

“Kjo qeverisje lokale në mungesë të programit të saj qeverisës, në mungesë të vizionit dhe të dijes, po vazhdon ende me fushatë që nga zgjedhjet lokale, duke u marr vetëm me të kaluarën dhe me shpifje e gënjeshtra të shumta, që i bëjnë për të manipuluar prapë publikun dhe qytetarin e Gjilanit. Ne si grup i këshilltarëve komunal të PDK-së edhe në seancë të Kuvendit kemi bërë thirrje, por edhe tani i bëjmë thirrje publike kryetarit të komunës që të lë fushatën e tij më, të mos e politizoj punën e Kuvendit Komunal, të respektojë institucionin e Kuvendit, të respektojë ligjet dhe rregulloret e punës, të largojë kërcënimet dhe dhunën nga shkollat, të rrisë efikasitetin në inkasim për të hyrat vetanake”.

Rashiti tha se qytetarëve të Gjilanit u intereson të punohet në projekte të ndryshme në interes të tyre dhe jo të flitet në interes të tyre për fushata dhe parafushata zgjedhore.
“Për këtë periudhë të qeverisjes bien në sy organizimet tejet anemike edhe për dëshmorët dhe heronjtë e kombit. U organizuan zbehtë manifestimet për Agim Ramadanin, Betejen e Zhegocit dhe mbrëmë Akademia për Dëshmorët edhe pse ishte vit jubilar i 15-ti” tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.