Eko Higjiena

PDK: Agjensioni kundër Korrupsionit konstaton dallaveret me tenderë në komunën e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Tendero- zania në komunën Gjilan po i favorizon operatorët e caktuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër po i diskriminon të tjerët që ofertojnë në tenderë të ndryshëm, kështu ka konstatuar Agjensioni kundër Korrupsionit, në opinionin të cilin ia ka dërguar drejtorit të prokurimit dhe kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri.

Pas Auditorit Gjeneral i cili ka konstatuar shkeljet serioze ligjore në komunën e Gjilanit, ku dhe ka kërkuar inicimin e hetimeve për një tenderë, pas KDI e cila në raportin e fundit të saj për komunën e Gjilanit, ka konstatuar se Prokurimi në Gjilan ka problem serioze dhe ka numër të madh të tenderëve që janë dhënë me procedurë të mbyllur, tani edhe Agjensioni kundër Korrupsionit ka konstatuar se janë bërë shkelje ligjore në komunën e Gjilanit. Kjo është vërejtja e dytë gjatë këtij viti, që AKK i drejtohet prokurimit dhe kryetarit të Gjilanit thotë Riad Rashiti.

Agjensioni kundër korrupsionit më datën 4 dhjetor 2015, i është drejtuar kryetarit të komunës Lutfi Haziri që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve ligjore dhe procedural, për tenderin për furnizim me barëra dhe pajisje mjekësore për nevoja të QKMF-së në Gjilan.

Opinioni i AKK ka konstatuar janë se ky aktivitet i prokurimit nuk është planifikuar fare nga autoriteti kontraktues për vitin 2015 dhe në këso raste ekzistojnë procedurat e veçanta të cilat do të duheshin të ndërmerren nga komuna e Gjilanit, e që në këtë rast nuk i ka respektuar fare ato rregulla të përcaktuara sipas ligjit të Prokurimit.

ARKATANA

Vërejtjet serioze që AKK i ka bërë komunës së Gjilanit për këtë tender, janë se aktivitet prokurimit për këtë tender janë realizuar pa nënshkrimin e zyrtarit kryesor financiar, i cili do të siguronte dispuneshmërinë e mjaftueshme të mjeteve financiare, si dhe kriteret e përdorura në këtë tenderë janë diskriminuese, favorizuese për operatorët të caktuar ekonomik dhe të njëjtën kohë kritere ato kanë diskriminuar të tjerët.

Ekzistojnë argumente dhe fakte të mjaftueshme se në dhjetëra tenderë të komunës së Gjilanit, janë bërë shkelje të rënda ligjore dhe procedurale, ndaj të cilave janë zhvilluar hetime nga të cilat po dalin konstatime nga institucione përkatëse të shtetit të Kosovës.
Punën të cilës i takon Prokurorisë Themelore në Gjilan, po e kryen Agjensioni kundër Korrupsionit dhe institucione tjera siç është KDI si institucion monitorimi dhe Auditori Gjeneral vlerëson Rashiti.

Ne si opozitë disa here kemi deklaruar se institucionet komunale të Gjilanit, nuk njohin ligj as shtet, për punën e tyre që po e bëjnë në dëm të buxhetit komunal dhe të shfrytëzimit të parasë publike, e ku po heshtin plotësisht institucionet përkatëse të drejtësisë, sepse ndikimi politik i kryetarit të Gjilanit është i madh në punën që bëjnë ato institucione ka thënë Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan dhe anëtar i kryesisë së degës së PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.