PDK-AAK-Nisma, koalicioni më i natyrshëm

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjenerali në pension Kudusi Lama ka thënë se krijimi i koalicionit PDK-AAK-Nisma është veprimi më i zgjuar, më qytetar, më inteligjent dhe më politik i mundshëm.

Sipas tij, ky është koalicioni më i natyrshëm në Republikën e Kosovës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lama ka thënë se nëse këto forca politike punojnë së bashku, do të mund t’i japin një pamje të re të politikës së Kosovës.

Fundamenti

Ai është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj është kryeministri që i duhet Kosovës. Lama ka parashikuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka për t’i fituar bindshëm zgjedhjet e 11 qershorit.

Por, sipas tij, këtë veprimtari zgjedhore mos të marrin si një dhuratë, por si një obligim për të kryer detyra të vështira.