Fundamenti

PDK, AAK e AKR në heshtje totale, LDK e LVV në teren me elektoratin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Subjektet politike në Gjilan tashmë e kanë nisur garën për të parin e komunës. Tashmë LDK është përcaktuar për kandidatin e saj dhe lufta për teren ka filluar, sikurse edhe LVV e cila po tregohet aktive, ndërsa PDK, AAK e AKR ende janë në gjumë të thellë dhe pa ndonjë interesim për zgjedhjet e tetorit.

LDK tashmë foli dhe ka dhënë një orientim se Arbër Ismajli do të jetë kandidati që do të garojë për zgjedhjet e tetorit. Arbër Ismajli e ka nisur fushatën e tij duke kontaktuar elektoratin e LDK-së.

LVV në Gjilan edhe pse është aktive në teren, ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit të saj. Ndërsa është për çudi heshtja e PDK-së e cila po tregohet shumë e ftohtë dhe e pa interesuar për procesin zgjedhor.

Uji Dea

Edhe AAK në Gjilan e cila ka pësuar debakël të thellë pas largimit të Rexhep Kadriut dhe Agim Zuzakut nuk ka dhënë asnjë emër të mundshëm. AAK ka mundësi të humb edhe më shumë për shkak të organizimit të dobët të degës.

Kurse AKR e cila bëhet e gjallë vetëm në prag të zgjedhjeve është e heshtur gjatë gjithë kohës. Ende nuk dihet nëse ka degë AKR në Gjilan./rajonipress/