United Hospital

PD vizitoi Lëvizjen Qytetare “Vatra”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lideri i Lëvizjes për Drejtësi Sylejman Qerkezi me delegacion, vizituan Lëvizjen Qytetare Vatra ku u pritën nga kryetari Kushtrim Kadriu me anëtarët e kryesisë.

Në këtë takim u diskutuan problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës, e veçanërisht qytetarèt e dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Qerkezi shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjè, shkeljen e të drejtave elementare dhe mos investimin në drejtim tè tyre.

ARKATANA

Poashtu i pakënaqur edhe me gjendjen e të dëbuarve nga lufta e vitit 1999-të, ku tash e 18 vite nuk i gëzojnë të drejtat e elementare si çdo qytetarë tjetër në Republikën e Kosovës.

Kryetari Kadriu e falënderoi z.Qerkezin për vizitën dhe njëherit gatishmërinë e tij të sensibilizoi gjendjen e shqiptarëve të dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Këto dy subjekte u dakorduan të bashkëpunojnë në të ardhmen me aktivitete të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.