ARKATANA

PD: Presidente e ke gabim, liria fetare është e garantuar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Partia e Drejtësisë shpreh keqardhje dhe indinjatë përkitazi me deklaratën e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga se në emër të laicizmit nuk do të lejojë përdorimin e mbulesës së kokës – shamisë në shkollat e vendit.

Partia e Drejtësisë përmes një komunikate për shtyp i ka përkujtuar Presidentes së vendit se e drejta e manifestimit publik të bindjeve fetare është e drejtë e çdo qytetari të Kosovës e garantuar me nenin 38 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, e drejtë kjo të cilën ajo në bazë të Kushtetutës së vendit është e detyruar ta respektojë dhe ta mbrojë.

Nëse zonja Presidente është kaq e pasionuar për të sanksionuar këtë shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut garantuara edhe me nenin 18 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Partia e Drejtësisë ia sugjeron Presidentes së vendit që të iniciojë nxjerrjen e ligjit i cili do të ndalojë bartjen e shamisë në shkolla, deri atëherë kjo kërkesë është në kundërshtim të plotë me nenin 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut përkitazi me këtë çështje.

Hidromorava

Partia e Drejtësisë kërkon nga Presidentja e vendit që të mos tejkalojë kompetencat e saja kushtetuese dhe që të ketë ndjeshmëri dhe maturi shumë më të madhe kur janë në pyetje vlerat kulturore të qytetarëve të besimit Islam që paraqesin shumicën absolute të vendit tonë.

Asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim, populli i Kosovës nuk do të lëshoj pe para përpjekjeve të inxhinieringut politik dhe kulturor që ka për qëllim ndryshimin e vlerave të traditës së tij kombëtare dhe fetare.

Partia e Drejtësisë ia sugjeron Presidentes së vendit dhe të gjithë atyre të cilët në mënyrë kundërkushtetuese dhe kundërligjore janë duke penguar realizimin e lirisë dhe të drejtës elementare kushtetuese të manifestimit publik të bindjeve fetare të qytetarëve që përkitazi me këtë çështje të marrin mësim nga demokracia më e përparuar e botës bashkëkohore dhe simboli i respektimit shtetëror të lirive dhe të drejtave të njeriut, mikut të përjetshëm të popullit Shqiptar dhe Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.