ARKATANA

PD kundërshton çfarëdo lloji të ekstremizmit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia e Drejtësisë vlerëson përkushtimin e institucioneve shtetërore për hetimin e rrethanave në të cilat qytetarët e Kosovës shkojnë jashtë vendit për të luftuar.

Me anë të një komunikate për media, PD kërkon nga opinioni publik përmbajtje në kualifikime dhe distancim nga vlerësimet ekstreme duke pasur parasysh faktin se çdo i akuzuar është i pafajshëm deri në momentin e argumentimit të fajësisë.

FIDANISHTJA

“PD rikonfirmon vendosmërinë e saj për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe kundërshtimin e keqpërdorimit dhe manipulimit të lirisë dhe të drejtave, si dhe të manipulimit të identitetit fetar të qytetarëve për qëllime politike. PD dënon fuqishëm çdo përpjekje për të njollosur identitetin Islam të shumicës së qytetarëve të vendit dhe në këtë drejtim, mbështet Bashkësinë Islame të Kosovës, në përpjekjet për të parandaluar çfarëdo lloj ekstremizmi, qoftë ai fetar apo gjetiu”, thuhet në komunikatë.

Veç kësaj, PD, nga Institucionet Shtetërore pret veprime të drejta në sqarimin e dyshimeve të ngritura për 40 qytetarë të vendit të arrestuar me dyshimin se kanë vepruar në luftimet në Irak e Siri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.