GRANDEMALL

PD-ja prezantoi kandidaten për kryetare të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia e Drejtësisë ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në qytetin e Gjilanit, ku morën pjesë qindra qytetarë dhe simpatizantë, duke i dhënë mbështetje të fuqishme kandidates për kryetare të Gjilanit Labinotë Demi-Murtezit. Me këtë rast, si thuhet në komunikatën e kësaj partie, kryetari i PD-së, Ferid Agani ka siguruar qytetarët se kjo parti dalëngadalë po ngjitet në skenën politike në vend.

Agani, ka ripërsëritur duke thënë se kjo parti ngërthen në vete vlera të mirëfillta kombëtare dhe fetare, për të cilat sipas tij, populli i Kosovës ka më së shumti nevojë.

FITORJA

“Shteti i Kosovës ka edhe shtyllën e tretë të ndërtimit, e që është identiteti evropian. Ky është identiteti i një civilizimi bashkëkohor. Mbi këto vlera dhe parime PD-ja ndërton politika shtet-ndërtuese, politika të bazuara mbi profesionalizëm, politika të bazuara mbi përkushtim, durim, vetëpërmbajtje, kujdes të veçantë, që të mos kursejnë në asnjë mënyrë dukuritë negative në këtë shoqëri, që për fakt të keq po e cilësojnë periudhën e tranzicionit. Por, që për fat të mirë do të zhduken shpejt nga kjo shoqëri, sepse PD-ja po vjen në skenë”, ka thënë Agani.

Kandidatja e PD-së për kryetare të Gjilanit, Demi-Murtezi, e cila bart shami, ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që më 3 nëntor t’ia besojnë postin e së parës së Komunës, duke i garantuar qytetarët e këtij rajoni se do të jetë plotësisht në shërbimin e tyre, për të përmirësuar gjendjen aktuale, të cilën e cilësoi si jo të mirë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.